PRESIDENT KATOLIK DHE PA HIJE

received_656043784562930
Demokristianët ofrojnë për President të Shqipërisë z.MHILL GECAJ

Nga Agron Prebibaj-Sekretar i Medias së PDK-së.

Elita e flukseve demokristiane, intelektuale, zyrtarë demokristianë, deputetë etj, kanë menduar se ka ardhur koha të ngrejnë zërin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Së pari duhet të jetë katolik pasi në historinë shekullore ishin thuajse të vetëm në vlerat më të mëdhaja njerëzore, me prinjës e strateg lufte, mendimtarë e shkruajtës të shqipes deri me Shenjetor, për 100 e ca vite shtet asnjëherë në krye të shtetit, e gjykuar kjo si mosqasje ndaj komunitetit më qendrestarë, më elitarë, sherbëtorë të perjetshem të kombit e humanist të thekur.
Asnjëherë komuniteti katolik nuk ka kerkuar pushtet, asnjëherë në asnjë qeverisje nuk kanë qenë të përfaqësuar më shumë se 1.5%, një fondimentalizëm apo fobi-katolike. Mjafton vetëm një gjykim i lehtë mbi katolikët, keta që bënë historinë kombetare, perse të mos kishin njëherë një drejtues shteti, apo vetem të punojnë për kombin por pushetin ta gezojnë të djallëzuarit qofshin shqiptarë e pse jo edhe me gjeneza jo shqipetare. Nuk mjaftojnë mesazhet e Konices, Kadaresë etj, ku katolikët cilësohen si, ura e pashembur e kombit dhe lidhese e Shqipërisë me Europën.
Është koha të kërkojnë, të bërtasin e të ulerijnë, për të marrur hakun e vet duke u provuar në krye të shtetit, për t’u parë njëherë edhe si burra shteti, pasi mendojmë se bota katolike shqiptare nuk është përfaqësuar nga të perzgjedhurit e klases politike (perjashto 3-4 individe), ajo ka potenciale njerëzore e intelektuale të shkelqyera në gjirin e saj.
Per t’u treguar të sinqertë e korrekte me publikun e politikën, flukset demokristiane propozojnë edhe emrin konkret z.Mhill Gecaj.
Ofrojmë për President të Shqipërisë z.Gecaj si një personalitet me integritet të fortë, me gjenezë familjare të shkelqyer , mendimtarë e prinjës të zotë, Pishtarin e demokracisë, aktiv e sipermarres në politikë që në dhjetorin e 1990, mjekun e papërgjumur në shërbim të popullit, shtetarin e pakorruptuar në detyrat e larta që i janë besuar, barometra keto për t’u bërë burrë shteti, pa mohuar asnjëherë se bota katolike shqiptare ka në gjirin e saj plotë intelektuale, profesore, shkencetare, akademikë etj.
E propozojmë z.Mhill Gecaj, nëse Shqipëria e meriton të ketë në krye të sajë një Shqipëtare të vertetë dhe pa hije. Ka ardhur koha që Shqiptarët të drejtohen nga politikani i tyre, jashtë klaneve të forta që kanë mbërthyer politiken shqiptare, jo më President preferencial i kontrolluar nga partia politike dhe jo më President i trembur.
Është koha për një burrë shteti, i cili të mbahet mend gjatë për mirë e jo për keq, jo ish zyrtarë komunist e ish sigurims. Ne do të vazhdojmë kauzën tonë.
Zoti i bekoftë Shqiptarët!