Rama dha udher qe deputetet e tij te mos flasin per Meten, po Meta?

20160929_202758
Nga Alban Daci

Edi Rama, pas zgjedhjeve te Peshkopi ne mbledhjen e radhes te grupit Parlamentar u dha urdher deputeteve te mos merren me Meten dhe LSI, sepse koalicioni funksionon!
Tani kemi nje skeme te re nga LSI. Me pretekstin e garen se partise, Meta ka shperndare gjeneralet e tij, ne veri Spahiun, ne Tirane veten dhe ne Jug Moniken.
Te tre keta kane hapur nje lufte te hapur kunder Rames personalisht.
Spahiu, na kerkon nje Kryeminister nga LSI, pra Meten dhe Kryemadhi kerkon nje parti te vertete te majte. Pra, qe partia e vertete qenka LSI e kjo duhet te marr drejtimin e te Majtes.
Askush nuk ka reaguar nga PS! As vete Rama nuk po reagon! Pse ky sulme kunder Rames dhe PS?
Sepse, Rama eshte kundershtari i vetem dhe serioz i Metes pas deputetit Ndocaj.
LSI pertej pamjes se saj madheshtore po kalon nje momente te veshtire politike.
Se pari, nuk eshte aleati i priveligjuar i PS.
Pas zgjedhjeve te Peshkopise, i duke qarte se LSI eshte e zevendesueshme dhe kete zevendesim e beri me sukses PDIU.
Se dyti, LSI do te preket rende nga reforma ne drejtesi e kete e dine mire ata.
Se treti, LSI rrezikohet nga nje reforme zgjedhore e njeanshme qe favorizon dy partite e medha.
Se katerti, LSI ka frike nga zgjedhjet ardhshme, sepse nuk ka garanci as me PD e as me PS.
Megjithate, duhet te presim nese Rama do te jap urdher qe ta mbyllin gojen keta te LSI ashtu sic dha urdher per deputetet e tij te mbyllin gojen per Meten.