Reagim ne lidhje me anetaresimin e detyruar te gjithe aktiviteteve private ne Dhomen e Tregtise

20160929_145034
Edhe pse kam nje vit ne Parlament si deputet dhe pak vite si politikan aktiv, kam deshmuar, se nuk jam vetem populiste, por nje realiste dhe nje profesionist qe per shume gjera jam kompetent.
Qendrimet e mia kryesore e parimore jane te drejta e te padryshueshme dhe koha po e verteton.
Kam qene i vetmi anetar i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese e Tregistise qe kam kundershtuar anetaresimin e detyruar te aktiviteteve private ne Dhomen e Tregtise.
Kete e cilesova ne ate kohe te padrejte, anti demokrati, kunder parimit te ekonomise se lire dhe sjellje prej modeli komunist.
Keshtu e quajten edhe SHBA permes ambasadorit Lu.
Se dyti, kam qene i pare qe jo per arsye politike, por detaje teknike kam kundershtuar “ligjin per mbeturinat” me argumenet kryesor qe per lende toksike, mbetjet nukleare apo te tjera te ngjashme te hiqet gjoba qe parashikon sot ligji dhe te vendoset me burg ashtu sic e kane te gjitha vendet e BE.
Nuk dua te rreshtoj shume argumente te tjera me qendrimet qe kam bere ne nje vit mandat.
Po ashtu, kundershtoj dhe e quaj te turpshme qe kryetari i Dhomes te Tregtise kerkon legalizimin e prostitucionit dhe te droges.
Per te paren ndoshta kerkon t’i pajise me nipt dhe tu marr kuoten e anetaresimit.
Kjo per faktin, se ne Dhomen e Tregtisw thuajse nuk anetaresohet askush.
E dini pse? Sepse, vetem Dhome Tregtie nuk mund te quhet ngaqe nuk ofron asnje sherbim.
Dhoma e Tregtise ka nevoje per nje dimension te ri organizativ dhe per nje model te ri operimi ne tregun e lire.
Kjo do te ndodh vetem nese largohet kryetari aktual qe nuk ka sjelle asgje te re.