Vizita e Metes ne Athine eshte nje mesazh edhe per Ramen!

alban-daci-1-e1458686863857-420x234Nga Alban Daci

Ndonjehere eshte e turpshme perdorimi i institucioneve per misione individuale, por perderisa jane mekanizma pushteti jane te pranueshme.
Meta eshte Kryetari i Kuvendit dhe vizita e tij ne Greqi ishte zyrtare dhe si e tille do te shoqerohej nga nje delagacion ku nuk do te mungonte as Vangjel Dule apo Arta Dade.
Sigurisht ne kete delegacion nuk mund te ishin te pranishem deputetet e PDIU edhe pse kryetari u tyre Idrizi qe eshte nenkryetari i Kuvendit.
Ka nje problem serioz brenda ne koalicion qe ka lidhje me nje rivalitet te heshtur dhe te forte mes PDIU dhe LSI.
PDIU po faktorizohet gjithnje e me shume duke sfiduar thuajse hapur LSI. Kjo u pa qarte ne zgjedhjet e Dibres.
Edi Rama e ka forcuar edhe me shume duke i deleguar me shume pushtet me drejtori neper rrethe.
Rama po ben nje eksperimente politike, po forcon PDIU per te pare si do te shkoje. Ecuria politike e PDI do percaktoje fatet e koalicionit ne vere.
Meta kete gje nuk mund ta lejoje te ndodhe, sepse kerkon te jete partneri i privilegjuar i PS e te rrembej sa me shume pushtet.
Ne nje situate reale te rivaliteti politik mes LSI dhe PDIU, Meta ka zgjedhur te hakmerret pikerisht ne Athine, atje ku camet konsiderohen sic i konsideronte Hitleri Hebrenjte.
Vizita e Metes ne Athine ishte nje mesazh i qarte per Ramen dhe po ashtu nje sulme i rende e deri ne tradheti kombetare kunder Cameve.
Meta ka kohe qe po jep sinjale lufte politike edhe ne adrese te Rames e kete e ka bere si vete, ashtu edhe me Kryemadhin, por edhe me “rivalet” e tij per kreun e Partise.