Vota e Emigrantëve: Ja alternativa pa ndryshuar Kushtetutën!

alban-daci-1-e1458686863857-420x234Partia Socialiste duhet të rikonfirmojë dëshirën e saj për të mbështetur emigrantët!

Tashmë është diskutuar çështja e Ushtrimit të Drejtës së Votës të Shqiptarëve që Jetojnë Jashtë (Vota e Emigrantëve) në Komisionin Zgjedhor. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm dhe kjo jep shpresën për gjetjen e një alternative përderisa tashmë është bërë një çështje që ka hyrë në kanalet institucionale. Për këtë meritë kanë deputeti Ndocaj me projektligjin tij, Balla me Platformën e Partisë Socialiste.
Diskutimi i kësaj çështje ka dy anë të medaljes. Ana e parë dhe pozitive është se e gjithë politika është dakord që shtetasit që jetojnë jashtë të kenë mundësi të votojnë. Ana e dytë e medaljes është hipoteza se shtetasit që jetojnë jashtë vetë të votojnë e të mos përfaqësohen në Parlament. Pra, të mos kenë kuotat e tyre në Parlament ashtu siç e kanë të garantuar shumica e shteteve europiane që kanë miratuar ligjin për të votuar shtetasit që jetojnë jashtë. Shembull më të mirë kemi Italinë që jo vetëm është fqinjë ynë, por ka parimisht të njëjtin model “Republikë Parlamentar”.
Mbetem partizan që Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshohet sa herë duhet me forcuar Shtetin e së Drejtës ose për të bërë forcuar parimet dhe institucionet e demokracisë. Pra, nuk është kurrë herët ose vonë për të ndryshuar Kushtetutën.
Megjithatë, duke pasur parasysh që edhe pak dhe hyjmë në semestrin e fundit të kësaj legjislature që ndalohen referendumet apo ndryshimet Kushtetuese ka edhe një alternativë tjetër jo domosdoshmërish që lidhen me Kushtetutën.
Është tashmë de facto se rreth 40% e shtetasve prej vitesh jetojnë jashtë. Duke u nisur nga kjo e dhënë është e domosdoshme që këta jo vetëm të votojnë, por edhe të ulen në Parlament. Partia Socialiste është partia me e madhe në vend që ka mbështetur vazhdimisht të drejtën e votës të emigrantëve. Madje, në 2013 e kishte një ndër premtimet e saja. Po ashtu Partia Socialiste është partia e vetme në vend që sot në grupin e saj parlamentar ka një deputet që vjen nga emigracioni dhe ky është Eduart Ndocaj. Po ashtu z. Ndocaj është shembulli më i mirë që nëse një deputet vjen nga Diaspora ai është një zë i fuqishëm i tyre në foltoren e Parlamentit e po ashtu edhe një instrument i rëndësishëm për të përfaqësuar kauzat e tyre.
Atëherë të kthehemi tek pyetja kryesore: Ku është alternativa e garantimit të koatave të emigrantëve në Parlament pa pasur nevojë me ndryshuar Kushtetutën? Duke pasur parasysh precedentin e z. Ndocaj në Partinë Socialiste, atëherë të gjitha subjektet politike shqiptare e në fillim vetë Partia Socialiste, duhet që në listat e tyre për deputet të kenë jo më pak se 20% kandidat që kanë jo më pak se 5 vjet rezident në një vend të Europës dhe SHBA dhe që vazhdon e jeton atje me familje dhe me punë.
Pra, ashtu siç janë kotat rozë të zbatohen në subjektet politike edhe kotat e emigracioni. Kjo do i bënte nder Parlamentit e po ashtu edhe subjekteve politike që do të pastroheshin nga kaluara. Pra, në zgjedhjet e 2017 duhet patjetër që emigrantët të votojnë e po ashtu subjektet politike në listat e tyre të kenë kandidat nga emigracioni.

Nga Alban Daci