Z. Minister i Jashtem i Kosoves ndale pak hapin

98f0134f922eb8d87d521b912d9aced0Nga Alban Daci

Ministri i Jashtem i Kosoves na paska bere deklarata te forta per nje Tv maqedonas ne lidhje me viziten e Rames ne Beograd.
Madje, paska lene te nenkuptoje se Kosova nuk ka nevoje per mbeshtetjen e Shqiperise, sepse ka mbeshtetjen e BE dhe Amerikes.
Jo vetem kaq po shkuar me tutje duke ironizuar me faktin, se Shqiperia nuk eshte faktor global.
Ministri i Kosoves duhet ta ndal pak hapin ne lidhje me deklaratat e tij qe ngjajne me shume me deklaratat e Serbise dhe jo te nje shqiptari.
Se pari, ai e shume te tjere duhet te dine se Kosova eshte nje shtet i shtirur dhe erdhmja e tij si entitet ne vete nuk ka per te qene afatgjate.
O do te bashkohen me shetin ame Shqiperise ose ndryshe te shkojne me Serbine.
Udheheqesit e Shqiperise e kane me Kushtetute mbrojtjen e shqiptareve kudo ku jane.
Prandaj, eshte detyre e Kryeministrit te Shqiperise te mbroje edhe shqiptaret qe jetoj e ne Kosove.
Ndoqa me vemendje debatin e Blendi Fevziu ne lidhje me dy komentare e po ashtu edhe argumentet e avokatit nga Kosova qe ishte i bindur me entitetin e ri shteteror te Kosoves.
Ky po ashtu nuk nguroje te deklaronte se nese behej nje referendum per bashkimin me Shqiperine ai do te votonte kundra.
Banda e oligarkeve e kryesuar tashme nga Thaci po duan tu mbyshin mendjen shqiptareve ne Kosove se kane bere shtet.
Po ashtu po duan tu mbushin mendjen shqiptareve ne Shqiperi se mund te vazhdojne historine e shtetit edhe pa ne.
Nuk dua t’i hyjme te kaluares per deshmuar kontributin e Shqiperise e shqiptareve per pavaresine e Kosoves.
Nuk dua ta bej kete gje, sepse kontributi ka qene per Kombin dhe si e tille ka qene ne kontekstin e nje obligimi historik e njerezor.
Ministrit te Jashtem te Kosoves dua t’i them qe ndoshta Shqiperia nuk eshte faktori global, por eshte entiteti kombetar-shteteror qe eshte i njohur dhe i faktorizuar nderkombetarisht.
Ketu mjafton te permendim anetaresim ne OKB qe thuajde 50 vjet me pare, proceset e rendesishme te integrimit europian e ne mjaft organizata apo institucione nderkombetare ku Kosova kerkon te aspiroje dhe sigurisht qe Shqiperia mund te bej shume per te.
Eshte e turpshme dhe e rrezikshme qe oligarkeve te Kosoves u ka hyre vetja ne qejfe dhe nuk shikojne asgje ne realitet pervec pushtetit personal.
Sigurisht qe takim i Rames me Vucis eshte bilateral, por me efekte rajonale. Kjo tashme per ngjarjet historike dhe per masen e interesave gjeopolitike e gjeostrategjike ne Rajon.
Rama beri ate qe asnje se ka bere deri me sot.
Mbrojti ne mes te Beogradit njohjen e Pavaresise se Kosoves e po ashtu mbrojti Trepcen, e cila ne histori me minatoret e saj ka qene simboli i rezistences.
Ministri i Jashtem para se te reagoje duhet te filloje te ngreje sherbimin diplomatike qe sot per sot eshte ne nivele amatore.

Nga Alban Daci