Platforma e deputeti Ndocaj për Diasporën

15110354_1189871627738897_3586044665671666996_oPLATFORMA “DIASPORA SHQIPTARE”

Duke konsideruar rolin historik që ka luajtur vazhdimisht Diaspora në momentet më të rëndësishme të Shqipërisë duke nisur që nga kthimi i Skënderbeut më kalorësit, kontributin e Vëllezërve Frashëri, të Faik Konicës, Fan Nolit, Mihtat Frashërit, Hasan Prishtina e shumë të tjerë, po ashtu kontributin e vazhdueshëm dhe pa shkëputje të organizatave shqiptare nëpër botë si Vatra, Klubi i Bukureshtit, Klubi i Stambollit e etj, po ashtu kontributin 25 vjeçar të emigrantëve që me dërgesat e tyre në para dhe investime kanë mbajtur në këmbë familje të tëra dhe kanë modernizuar ekonominë e vendit është krejt e natyrshme që këta të kenë vendin që meritojnë në shoqëri, në politikë dhe në vendimmarrjen e vendit. Këta e meritojnë në të gjitha drejtimet, sepse janë bijtë e Kombit, shtetas të Shqipërisë dhe për pasojë gëzojnë të drejta që u janë mohuar padrejtësisht në këto vite.
Unë, Eduart Ndocaj, në cilësinë e Deputetit, të një emigranti që ka jetuar dhe ka kontribuar për vendin si mijëra të tjerë dhe në cilësinë e Përfaqësuesit politik të lëvizjes politike “Partia Emigracioni Shqiptar” dua të propozoj optikën time në lidhje me çështjet dhe kauzat që identifikohet dhe ka nevojë Diaspora ose emigracioni.
Së pari, duhet të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët, për shkak të kohës së gjatë dhe kontributit të vazhdueshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ata meritojnë të konsiderohen të gjithë vetëm Diasporë dhe të hiqet termi emigrantë.
Termi Diasporë i nderon të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, sepse ato kanë arritur integrime të plota, kanë arritur pjekuri, por lidhjen e tyre natyral me Atdheun nuk e kanë ndërprerë për asnjë rast.
Lidhje e tyre me Atdheun është një lidhje shpirtërore dhe patriotike dhe jo një lidhje interesash apo nevojash.
Ja kush janë propozimet e mia për “Platformën Diaspora Shqiptare”.

1. Ruajtja e identitetit kombëtar

Diaspora shqiptare aktualisht ka një lidhje shpirtërore dhe patriotike me Atdheun, por kjo lidhje nuk mund të jetë e përhershme nëse nuk ruhen elementët e saj. Një ndër elementët kryesor të një Kombi e sidomos të Kombit tonë, për shkak të rrethanave historike është Gjuha. Breza e rinj të Diasporës po rrezikojnë ta humbin këtë vlerë, sepse nuk kanë mundësi ku të mësojnë shqip. Shteti shqiptar duhet të hartoj një projekt serioz për të bërë të mundur hapjen e shkollave shqipeve në vendet ku komuniteti shqiptar është i konsiderueshëm si dhe garantimi i bazës materiale me abetare dhe libra shqip. Kjo bëhet duke u krijuar një fond i veçantë i Qeverisë që të integrohet në Buxhetin shtetëror. Ky fond duhet të administrohet për çështje teknike nga Ministria e Jashtme e cila duhet të krijojë një web www.mësojshqip.al, të gjitha komunitetet apo shoqatat që jetojnë jashtë të bëjnë kërkesa për hapjen e shkollave . Në lidhje me këtë, Ministria e Jashtme duhet të krijojë një Drejtori ad hoc.

2. Pjesëmarrja në procese demokratike

Forma më e lartë dhe më e rëndësishme në marrjen pjesë në proceset demokratike është e drejta e votës dhe mundësia për ushtrimin e saj. Politika shqiptare dhe Qeveria shqiptare duhet të bëjnë të mundur miratimin me konsensus të ligjit që mundëson ushtrimin e të drejtës themelore e politike për të Votuar. Kjo është një e Drejtë Kushtetuese, Ndërkombëtare e mbi të gjitha është edhe nevojë për të nxitur proceset e shëndosha politike dhe për ta bërë më të plotë në vetvetja Demokracinë shqiptare e cila për shkak të mungesës së përfaqësimit të gjerë është e brishtë dhe e cunguar. Ligji për ushtrimin e të drejtës për të votuar duhet të miratohet dhe të jetë e mundshme që Diaspora të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Çdo sjellje e Qeverisë apo e Politikës shqiptar kundër kësaj të drejtë është e duhet konsideruar tradhti kombëtare.

3. E drejta për përfaqësim politik

Diaspora shqiptare deri më sot është vetëm përdorur për kontributet e saja të vazhdueshme për vendin, por duke ju mohuar të drejtat themelore të tyre si e drejta e votës dhe e drejta për të marrë pjesë në institucione dhe vendimmarrje. Me miratimin e ligjit për të votuar Diaspora ndryshon edhe optika e përfaqësimit dhe ndërtimit të disa institucioneve të rëndësishme të vendit që përfaqësojnë Shtetin dhe janë garantë të Demokracisë. Kështu duhet të merret hapa konkret në këtë drejtim:
– Kuota të Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë. Këto kuotat duhet të përcaktohen në proporcion me popullsinë si dhe në harmoni me kodin e zgjedhor. Unë, kam caktuar një numër rreth 20 deputetësh të Diasporës në Parlament. Përcaktimi i këtyre kuotave nuk nënkupton rritjen e numrit të deputetëve, por brenda numrit aktual të 140 deputetësh. Ka edhe një mënyrë tjetër, krijimi i Parlamentit me dy dhoma, ajo aktuale që me deputet dhe një e dytë me senator që do të përfaqësonte Bashkitë e vendit, nga një për çdo bashki dhe numrin e kuotave të dedikuara për Diasporën.
– Të gjithë partitë politike shqiptare ashtu siç kanë bërë ligjin për përfaqësimin e kuotave rozë duhet ta plotësojnë këtë ligj edhe për krijimin e kuotave nga Diaspora.

4. Pjesëmarrja në vendimmarrje

Diaspora Shqiptare duhet të përfaqësoj Ministrinë e Diasporës e cila duhet të krijohet si dhe po ashtu duhet të marr drejtimin e selive më të rëndësishme të selive diplomatike shqiptare nëpër Botë. Diaspora shqiptare ka elementë me nivel të lartë profesional, intelektual dhe me rrjete të forta njerëzore që mund të drejtojnë selitë diplomatike. Kjo nënkupton, se në shtetet si Italia, Franca, SHBA, Gjermania e mjaft të tjerë, Ambasadorët dhe Konsujt nuk duhet të vijnë nga Tirana, por të zgjidhen intelektual me integritet që jetojnë në territor.

5. Deri më sot selitë Konsullore të Shqipëri janë pasuruar me miliona e miliona euro për shkak të praktikave që kanë bërë emigrantët e këtu duhet të kemi parasysh miliona euro në Konsullatën e Athinës, Selanikut, Romës, Milanos, Barit e etj. Duhet të krijohet një taksë duke hequr komisionet e kjo taks duhet të shkojë në arkën e dedikuar për Ministrinë e Diasporës. Kjo arkë duhet për programet e gjuhës shqipe si dhe për mjaft evente me natyrë kulturore dhe jo vetëm të komuniteteve shqiptare nëpër Botë.

6. Krijimi i një rrejti real dhe të fuqishëm lotimi nëpër botë. Shqiptarët janë të pranishëm kudo dhe kanë arritur majat e tyre profesionale dhe të përfaqësimit në institucionet politike dhe të vendimmarrjes ku jetojnë. Ky potencial duhet të organizohet dhe të përdoret në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nëpër Botë.

7. Diaspora ka kompani dhe persona shumë të rëndësishmë me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike. Shqipëria duhet t’i ftojë këta duke krijuar lehtësira burokratike dhe garanci transparence. Shqiptarët kanë miliona euro , sikur vetëm një pjesë e tyre të investohen në Shqipëri, atëherë Shqipëria do të ishte një ndër vendet me të zhvilluara në Europë.

8. Krijimi i Bankë Kombëtare në favor të Diasporës. Kjo Bankë duhet të merret me dërgesat në para, me kredi investimesh në vend, me kontributet shoqërore që do të shënonte një hap të madh dhe të rëndësishëm për njohjen e kontributeve dhe viteve të punës.