Ana njerëzore e Tom Doshit, Eduart Ndocaj, Armando Prenga dhe Ferracaku- kalojnë amnistinë për 670 të dënuar

Home » Aktualitet » Ana njerëzore e Tom Doshit, Eduart Ndocaj, Armando Prenga dhe Ferracaku- kalojnë amnistinë për 670 të dënuar

By edi on December 23, 2016. No Comments

15724248_701445533356088_1712102638_nMbrëmë për shkak të numrave rrezikonte të mos kalonte ligji i amnistisë për 670 të burgosur, që do të kalonin festat e fundvitit në burg dhe do të mund të përfitonin vetëm në fillim të vitit 2017. Megjithatë, tashmë 670 të dënuar përfitojnë amnisti dhe mund t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi me të dashurit e tyre. Amnistia kap të gjithë ato persona për krime të lehta dhe që janë të dënuar me pak vite burgu. Ata fitojnë lirinë falë Tom Doshit, Eduart Ndocaj, Armando Prenga dhe Ferracaku. Kjo është e vërteta dhe të gjithë ata që përfitojnë amnistinë duhet tu jenë mirënjohës deputetëve Veriut, të cilët u paraqitën në sallë në momentin e fundit, kur po mbylli seanca. Në momentin që po bënte mbylljen kryetari Meta, katër deputetët hyjnë në sallë, në atë moment Kryetari i Grupit të PS, Gramoz Ruci i kërkojë Kryetarit të Parlamentit të verifikonte prezencën dhe pas verifikimit u pa se janë numrat për ta kaluar amnistinë. Ky është gjesti human dhe po ashtu detyrimin i deputeti që Tom Doshi, Eduart Ndocaj, Armando Prenga dhe Ferracaku bënë mbrëmë duke votuar amnistinë.

Leave a Reply