Besimi fetar dhe shqiptaret ne Kosove

Home » Aktualitet » Besimi fetar dhe shqiptaret ne Kosove

By edi on December 23, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_n
Gjithmone eshte e veshtire te trajtohen temat qe lidhen me besimin fetar, sepse jane ceshtje sensibile, por akoma me e veshtire eshte ne ditet e sotme.
Megjithate, besimi fetar eshte kthyer aktual dhe ceshtje kyce per te kuptuar proceset dhe situatat si ne raport me individin, ne raport me shoqerine, apo ne raport mes kombeve dhe civilizimeve.
Trajtim i besimit fetar ne nje dimension nderkombetar eshte nje ceshtje e veshtire qe mbi te gjitha kerkon njohje mire te historise e po ashtu edhe te politikave nderkombetare.
Ndoshta trajtimin e besimit fetar ne nivel nderkombetar do e bej ne nje shkrim tjeter, por mua me intereson me shume per ta trajtuar ne raport me individin (shqiptarin), ne raport mes individeve (shoqerine) dhe ne raport me kombin (aty ku ka shqiptare).
Shqiptaret, ndoshta per shkak te historise dhe ngjarjeve per mbijetese te Kombit, sidomos ne Rilindje nuk i kane kushtuar shume rendesi fese, por ka qene besimi fetare dhe kontributi i disa klerikeve qe kane ndihmuar shtetformimin shqiptar.
Kjo per shkak se besimi fetar identifikohet si pjese e huaj dhe jo e natyrshme e shqiptareve.
Madje, disa fqinje tentuan te perdorni besimin fetar per copetimin dhe shkaterrimin e Kombit shqiptar.
Pas shpalljes se Pavaresise, besimi fetar mbeti si nje raport emocional dhe intim me individin duke mos u marr me ceshtje shteterore e duke mos ndikuar drejtperdrejte ne jeten sociale.
Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se vendet fqinje ashtu si ne kishin problem kristalizimin e shtetit te tyre nacional e per kete arsye nuk kishin mundesi te ndikonin permes kulteve te tyre tek kultet tona.
Ne fillimin e viteve ’30 gjerat filluan te ndryshonin ne Rajon dhe feja u perzie me nacionalizmin dhe me politikat afatgjata te pushtimit dhe agresionit te fqinjeve. Ketu kemi parasysh Kishen Ortodokse Serbe dhe ate Greke.
Megjithate, Zogu kishte forcuar lidershipin e tij dhe kishte nen kontroll territorin dhe arriti te izolonte ushtrimin e politikave pushtuese te fqinjeve tane permes besimit fetar.
Keshtu mbreti Zog airrit te ndante fene nga Shkolla dhe ne Jug mbylli shume shkolla me orientim propogandis helenik te “megala idea”.
Ndersa Turqia ne kete kohe ishte e interesuar per neutralitet dhe nuk i futi shume hundet ne xhamite shqiptare.
Me ardhjen e Komunizmit, ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte, Kisha e Xhami u shemben dhe kleriket u denuan, pushkatuan dhe u internuan ne pune te detyruar. Deshmitar te ketij brezi ishin At Zef Pllumi, Ernest Troshani, Hafiz Haxhi Sabrikoci e mjaft te tjere.
Disa prej ketyre pas viteve ’90 drejtuan kultet tona fetar ne linjen e identiteti kombetar duke larguar besimet tona fetare nga radikalizmat dhe nenshtrimin e tyre ne sherbim te huajve.
Nuk duhet harruar kontributi i jashtezakonshem i Hafiz Haxhi Sabrikoci, kontributi i Dom Rrok Mirdita, At Zef Pellumbit me deshmit e tij apo edhe i Dom Ernest Troshani, etj etj.
Pra, u duke se Shqiperia nuk do te kishe probleme radikalizmi. Megjithate, kjo gje nuk po dukej se po ndodhte ne Kosove.
Kosova ka pasur nje grup te madhe inteleltualesh qe per nga natyra dhe aksioni mund te quhen rilindaset e dyte te Kombit e keto jane padyshim Adem Demaci, Ibrahim Rugova, Femi Agani, Rexhep Qosja e mjaft te tjere qe besimin fetar e kaluan ne plane te dyte duke lene ne plan te pare vetem ceshtjen kombetare.
Kontributin me te jashtezakonshem ne kete drejtim e ka dhene Rugova. Per shkak te moshes, situatave dhe procese ky brez i arte i Kosoves po shkon drejt fundit.
Sot, mbijetojne Adem Demaci dhe Rexhep Qosja qe pervecse me ndonje qasje individuale nuk kane me kurfarr force apo ndikimi ne shoqerine e Kosoves apo edhe me pak ne proceset politike dhe shtetformuese.
Arrdhja e nje lidershipo anadollak ne Kosove, me zero vlera intelektuale dhe me histori te paqarta ne lidhje me fqinjet ka bere qe radikalizimi fetar te jete nje aktualitet i rrezikshem me shume se sa duket publikisht.
Mungesa e dijes, influencave e fqinjeve qe permes kultuve duan te arrijne qellime gjeopolitike ne Kosove, por rrisin ne nivele shqetesuese radikalizmin ne Kosove dhe akoma me keq po transformojne gjenezen e shoqerise tone.
Eshte per te ardhur keq se sa larg eshte shoqeria kosovare sot nga ajo e periudhes se Rugoves apo akoma edhe me keq edhe se e Kohes se Milloshevicit.
Shqiptaret ne kohen e kasapit te Ballkanit ishin te dhunuar, shtypur dhe me drejta te mohuara, por ishin iluministe dhe krejt origjinal ne shqiptarizem.
Kisha Greke dhe po ashtu linjat orientale me ndikim te forte te disa shteteve po kthejne Kosoven ne kohen e mesjetes dhe drejt orientimit absurd te kryqezatave.
Eshte e papranueshme dhe kunder misionit te Pavaresise se Kosoves situata andadollake qe po kalon sot shoqeria dhe ndikimo i besimit tek individi.
Pra, feja sot ne Kosove nuk eshte me nje raport intim dhe emocional individual, por nje raport emotive sociale me faza te forta radikalizmi duke demtuar ne themel principet tradicionale tona kombetare.

Nga Alban Daci

Leave a Reply