Blush drejt një blofi politik

Home » Aktualitet » Blush drejt një blofi politik

By edi on December 11, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_nNdjek me vëmendje Blushi, për të cilin kam një vlerësim si njeri i dijes dhe si shkrimtar. Pavarësisht polemikave me dashje që ai ka krijuar me penën e tij, ai mbetet një shkrimat konformist. Kam menduar se Blushi është njohës i mirë i politikës dhe kam shpresuar gjithmonë në kontributin e mundshëm që mund të jepte Blushi në politik.
Me qenë realisht duke e ndjekur atë me hapat që po bën që nga themelimi i lëvizjes, nuk shoh asnjë lloj shprese në suksesin e tij politik. Më pelqejnë sfidat dhe gjithmonë sfidoj faktet para se të ndodhin. Disa nuk kanë guximin të bëjnë komente realiste në lidhje me aksionin politik të Blushit, sepse ecin me parin “politikës nuk i dihet e mund të fitoi edhe ai që s’ta mbush mend” e për këtë arsye dhe duke ju nënshtruar pushtetin, nuk duan të rrezikojnë të kritikojnë Blushin.
Unë, dua të jem i pari dhe të them hapur se Blushi me lëvizjen e tij do të jenë blofi më i madh në 2017. Madje, do e vazhdoj edhe më tej sfidën time duke thënë se Blushi nuk ka për të nxjerrë as vetën deputet. Kam besuar se Blushi i ka vizionet e idetë e qarta politike dhe duke e ndjekur me vëmendje them me bindje të plotë se ai është politika më me pak vizione dhe pa asnjë lloj ideje në lidhje me aksionet politike.
Blushi këtë vit të legjislaturës e përdori për të na trasmetuar imazhin se ai është statisti më i madh, politikani më i zoti dhe se të gjithë të tjerët janë një hic duke u nisur edhe nga Kryeministri Rama. Në këtë këndvështrim, pritej se Blushi do të shpikte një model të ri politik dhe do të qëndronte larg atyre kriminelëve, hajdutëve, të pazotëve, analfabeteve që kanë mbushur Parlamentin.
Do t’i kisha të gjitha arsyet t’i besoja ato që Blushi thotë, por që nga momenti që e kam parë disa herë në takim me Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen, jo vetëm nuk i besoj më, por me keqardhje kuptoj hipokrizinë e tij dhe faktin se ai nuk është aspak ndryshe nga ata që ai bën moralistin, inteligjentin dhe vizionarin.
Ndjek më vemendje ecurinë e lëvizjes politike të Blushit e cila nuk plotëson standardet minimaliste dhe jo më të jetë modelin jashtëtokësor i të bërit, menduarit politik. Lëvizja e Blushi ngjan me një lëvizje të sforcuar, pa ide, pa strukturë e mungesë të theksuar të natyrës institucionale e formale. Në kohën e saj më të mirë AK ka qenë shumë më e mirë se sa Blushi sot si në format, në përbërje dhe në filozofi politike.
Lëvizjet së Blushit i mungon filozofia, mungojnë burimet njerëzore duke mos pasur asnjë element të jashtëzakonshëm, përvese disa të zhgënjyer nga AK dhe shumë të tjerë të konsumuar e të përjashtuar nga partitë e tjera duke përfshirë edhe ato të pushtetit. Pra, Blushi siç duket ka harruar ose më mirë nuk e ka menduar se ky është realiteti social shqiptar dhe për të bërë një parti të re ndryshe nuk do të importonte elementë të rinj nga ndonjë shoqëri e huaj.
Nuk e di çfarë ka në mendje Blushi për të rrëzuar Ramën dhe për të shpëtuar Shqipërinë. Ndoshta në mendje s’ka asgjë dhe kjo duket nga numri i madh i thinjave që i janë shtuar mbi kokë nga formimi i lëvizjes së tij. Megjithatë, një gjë është e sigurt nëse Blushi kërkon të ndryshojë Shqipërinë dhe të rrëzojë Ramën me Nard Ndokën dhe Dulen, asnjërën dhe as tjetrën nuk ka për ta bërë. Po ashtu Blushi është munduar parme fjalimeve, penës dhe reagime të na mbush mendjen se është ndryshe nga të gjithë. Nuk e di sa ndryshe është me Nardin dhe Dulen.
Nard Ndoka është kryetar i një parti demokristiane dhe si filozofi politike duhet të jetë e qendrës së djathtë, pavarësisht se ai ka kaluar Majtas e Djathtas sipas situatave. Ndërsa Dule është një simpatizant i Agimit të Artë, pra ekstremi i Djathtë dhe një antikombëtar i hapur. Tani, Blushi duhet të na shpjegoj se çfarë filozofie të përbashkët ka gjetur me Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen.
Po ashtu ka edhe disa të dhënë të tjera interesante. Dule me zor doli deputet dhe doli falë mbështetjes se PS e ndërsa Ndoka doli deputet nga listat e PD. Atëherë me këto dy aleat të mundshëm si do të dal deputet Blushi? Do të hyj bashkë me Nardin në listat e PD? Apo do të anëtarësohet në agimin e artë e të dal me Dulen?
Blushi ka paqartësi të theksuar politike e për këtë nuk ka dyshime. Menjëherë pasi krijoi lëvizjen deklarojë se nuk do të bënte koalicion me askënd. Megjithatë, duke parë precedentët dhe duke studiuar mirë Kodin Zgjedhor e ka ndryshuar mendjen. Ka vendosur të bëj koalicion, por për ta bërë do të pyes anëtarësinë. Teori tipike boshe e partive politike shqiptare. Megjithatë, e marrim të mirëqenë së do të jetë një vendim i anëtarësisë, po me kë do të bëj koalicion Blushi: Me PD? Me PS? Apo me Princin Leka? Nëse Blushi do të bëj një koalicion me këta, atëherë ai duhet brenda natës të përtyp të gjitha akuzat e rënda që ka thënë në adresë të politikës shqiptare. Nëse ai e bën këtë, atëherë “Libra” e tij kthehet në një vepër të shkruar e të përfunduar nga të tjerët.
Të gjitha këto të bëjnë të besosh se Blushi ka krijuar një lëvizje politike të “inat të njerkës”, por tashmë që e ka krijuar është në pikë të hallit, sepse nuk din se çfarë të bëj me të. Kjo lëvizje për shumë arsye që nga Kodi Zgjedhor, Politizimi Ekstrem i Shoqërisë, censura mediatike e shumë faktor të tjerë nuk ka për të qenë gjë tjetër veçse një blof.

Leave a Reply