Blushi, lideri i madh me optikë të vogël

Home » Aktualitet » Blushi, lideri i madh me optikë të vogël

By edi on December 16, 2016. No Comments

20161216_210335
Ben Blushi duket qartë në kontradiktë me vetën, tjetër thotë, tjetër bën, tjetër satire e tjetër është. Ben Blushi, në pamje të parë u mundua të vinte në formatin e liderit të madh, të vizionarit të madh dhe PS i qëndronte ngushtë. Pra, PS ishte e ngushtë dhe e vogël për formatin e tij. Në fjalimet e tij në foltoren e Parlamentit u mundua të prezantohej si lider kombëtar, për politika të mëdha kombëtare. Ky ishte vizioni që u mundua të krijonte Ben Blushi. Shumë njerëz e mirëpritën këtë dhe do të donin ta besonin me të vërtetë. Madje, kishte edhe nga ata që mezi e prisnin një lider të “madh”, më të madh se PS dhe me përmasa kombëtare.  Megjithatë, nga momenti që vendosi të krijoi “Librën”, Blushi me keqardhje po kuptoj se ka hyrë në një udhëkryq të madh që as vetë nuk e din. Blushi ndjehet gjithnjë e më shumë në udhëkryq politik dhe në kontradiktë të thellë me ato që mendon, vepron dhe ëndërron. Blushi për shkak të udhëkryqit të madh që ndodhët po e konsumon figurën e tij me subjekte qesharak dhe me persona me kapacitete inferiore intelektuale. Nëse dikush duhet të kishte dyshime për të ardhmen politike të Blushit dhe për madhështinë e tij nga sot në foton me Nard Ndokën dhe Dulen nuk duhet të ketë më asnjë dyshimi se Blushi e pranon status quon e tij si i vogël, pronon inferioritetin e tij intelektual dhe dëshmon se ëndrrat e tij nuk janë të një politikan të madh, por të një një lideri të vogël. Është për të ardhur keq të kuptosh se si çdo ditë e më shumë po humbet shkëlqimin politik i Blushit. Po ashtu qytetarët po e harrojnë lëvizjen politike të Blushit që në fillimet e veta akoma pa u themeluar. Koha për dëshmon se Blushi nuk ishte më i madh se PS, por se kjo e fundit ishte XL për të!

Nga Albam Daci

Leave a Reply