Dikush duhet ta këshillojë Kokëdhimën

Home » Aktualitet » Dikush duhet ta këshillojë Kokëdhimën

By edi on December 18, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_nNë këtë botë ka njerëz që janë të bindur në përsosmërinë e tyre, se dinë të bëjnë gjithçka dhe s’kanë nevojë për këshilla e as për këshilltar. Megjithatë, figurën e këshilltarit nuk wshtw shpikur sot dhe nevoja për këshilla po ashtu nuk ka lindur sot.
Kokëdhima jo vetëm gabon në nismat e tij politike, por mund të themi, se ai vazhdon të jetë jashtë realitetit dhe jashtë kontekstit të politikës aktuale shqiptare.
Kokëdhima ka 20 vjet që u jep leksione shqiptarëve se si të bëhen biznesmen të mëdhenj dhe ka po aq vite që është një biznesmen i dështuar.
Kokëdhima ka vite që bën ideologun e madh në politikë e po ashtu në realitet i ka humbur të gjitha betejat e tij politike. Ai ka humbur dhe betejën më të madhe të jetës së tij, ka humbur përballë Berishës.
Të gjithë besoj e kujtoni fjalimin e madh dhe krejt siguri të Kokëdhimës në foltoren e Parlamentit në mbrojtje të mandatit të tij dhe ishte aq shumë i sigurt në betejën e tij sa sfidonte hapur Berishën dhe ky i fundit i përgjigjej me buzëqeshje si për të thënë se ajo puna e mandatit kishte mbaruar dhe ishte thjeshtë çështje ditësh derisa Gjykata të shprehej.
Shumë brenda PS duke përfshirë edhe vetë Kokëdhimën po mundohen me çdo kusht të shtiren, se nuk ka asnjë konflikt mes Ramës dhe Kokëdhimës dhe ky i fundit po bën beteja parimore në favor të një skenari të mundshëm që sipas gjasave është ideator vetë Rama.
Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë. Rama, nuk ka asgjë personalisht me Kokëdhimën, por ky i fundit në kushtet e një ekuilibri aktual nuk duhet më, sepse është një arsye dhe një shkëndijë për përçarje të brendshme.
Rama me shumë mundime është munduar ta mbaj të unifikuar lidershipin e partisë edhe pse në raste të veçanta ka dështuar e kjo ka ndodhur duke ndjekur teorinë e të keqes më të vogël dhe të objektivit madhor, atë të qeverisjes deri në fund të mandatit.
Ai nuk ka qenë kurrë kundër Kokëdhimës, por nuk mund të ishte me të, përsa kohë idetë e Kokëdhimës ishin për shkatërrimin e ekuilibrave dhe hapjen e një debati të madh për drejtimin e Partisë dhe të gjitha këto duhet të bëheshin, sepse Kokëdhima ka simptomën e ideologut të madh dhe të njeriut perfekt.
Në një situatë të tillë, Rama duhet të zgjidhte mes Kokëdhimës dhe lidershipit dhe ekulibrit të brendshëm të PS e në këto rrethana sigurisht se përjashtimi i Kokëdhimës ishte e keqja më e vogël, por e domosdoshme për të mos hapur kriza të panevojshme lidershipi.
Rama u mundua disa herë ta sinjalizonte Kokëdhimën se po shkonte në rrugën e gabuar dhe do të ishte i destinuar të qëndronte i vetëm dhe i braktisur nga shumica.
Megjithatë, Kokëdhima, si person që jeton vetëm në Bllok dhe ka jetuar vetëm në Bllok nuk e njihte realitetin e PS dhe besonte në mënyrë absurde tek miqësia me Ramën. Po të ishte biznesmen i zoti dhe politikanë i mirë do ta dinte se në politika miqësia ka pak rëndësi, por më shumë rëndësi kanë ekuilibrat, rregullat e lojës dhe qëndrueshmëria e pushtetit (qeverisja).
Kokëdhima është si ai gazetari kronist që flet për vjedhjet e s’ka parë një aksion vjedhje, flet si socialistë i thjeshtë dhe i ndershëm e s’ka dalë një ditë nga Blloku, flet për PS e s’ka qëndruar njëherë në forumet e PS, nuk i ka dëgjuar ata.
Kokëdhima duke besuar vetëm tek miqësia e Ramës, ai e keqpërdori e atë duke imponuar lidership artificial dhe opresiv në bazë, duke rritur presionin mes kolegëve, aq sa ndoshta ju mbush mendja se ai është bashkë Kryeministër bashkë me Ramën.
Shkëputja me realitetin dhe psikoza e perfeksionit po e çojnë Kokëdhimën në rrugën pakthim. Ai vazhdon të gabojë rëndë dhe të largohet gjithnjë e më shumë nga PS.
Kokëdhima ka disa mangësi shumë të mëdha që nuk e bëjnë lider të madhë ose më pak fare lider.
1. Së pari perfeksioni në politikë nuk pranohet. Politika bëhet mbi bazën e marrëveshjeve, ruajtjes së ekulibrave, bashkëveprimeve dhe konsultimeve të vazhdueshme. Me mendjen e Kokëdhimës duhet të kemi Cezarin e Romës që edhe pse i fortë, fundin e pati tek shkallët e Senatit, ku miqtë e kolegët e therën me thika.
2. Kokëdhima ka 25 vjet që është shkëputur nga realiteti dhe për këtë arsye ai nuk ka forcën më të rëndësishme të politikës, ai s’ka forcë e peshë elektorale. Pra, nëse del i vetëm ose i pavarur si kandidat për deputet nuk fiton as votat e punëtorëve të tij, sepse ka huqinj që nuk i paguan.
3. Kokëdhima nuk ka kauza për të cilën duhet të bëj politikë. Është absurditet takimi i Kokëdhimës me emigrantët në Athinë. Çfarë e lidhë Kokëdhimën me emigrantët? Kur shqiptarët emigronin për bukën e gojës në fillim të viteve ’90 ai ishte Sekretar Rinie. Kur shqiptarët rrinin me radhë të gjata nëpër dogana për të ardhur në Shqipëri, Kokëdhima “hante qoft”e tek Rr. Don Bosko. Pra, Kokëdhima nuk është simboli i emigracionin dhe asgjë nuk e lidh atë me emigracionin. Kurrë në 25 vite Kokëdhima nuk ka folur për emigrantët. Nuk ka folur asnjëherë në foltoren e Parlamentit për thuajse tre për emigrantët, nuk ka mbrojtur asnjë kauzë të emigrantëve, nuk ka thënë asgjë e nuk ka bërë asgjë për votën e emigrantëve. Atëherë, kush janë kauzat e Kokëdhimës për emigrantët që ka vajtur në Athinë? Ai ka shkuar në Athinë duke përdorur lidhjet që ka siguruar nga forumet e PS në kohën kur ishte deputet, sepse ai nuk njihte askënd në Athinë nga bota e emigracionit. PS ka nevojë për Kokëdhimën dhe për këdo që kërkon të kontribuojë pa vendosur rregulla dhe pa imponuar ato, por PS nuk ka nevojë për lidershipin e Kokëdhimës dhe kjo është e sigurt. Dikush duhet ta këshillojë këtë herë Kokëdhimën që të mos vazhdojë me lajthitjet e tij politike, sepse akoma është në kohë të ri integrohet në gjirin e PS dhe të jap kontribute.

Nga Alban Daci

Leave a Reply