Ilir Gjoka, shqiptari që në SHBA ofron ushqim falas për amerikanët

Home » Aktualitet » Ilir Gjoka, shqiptari që në SHBA ofron ushqim falas për amerikanët

By edi on December 21, 2016. No Comments

15645533_1349360651781181_229265069_n

15644904_1349359961781250_263094351_n

15644967_1349365778447335_207360416_n

15645777_1349360901781156_1362417493_n

15658977_1349359821781264_369799026_o

15666301_1349362025114377_969842354_n

15683583_1349361851781061_1739141134_n
Shqiptarët po bëhet modeli i shoqërisë së vlerave në një kohë, kur bota shkon drejt çmendurisë. Të gjithë kujtojmë letrën e vogëlushit pesë vjeçar që i shkroi Presidentit Obama duke i dhënë leksion mbarë botën për ndjenja njerëzore dhe për mikpritje. Shqiptarët në Amerikë jo vetëm janë pjesë e kësaj fuqie, por dalëngadalë po bëhen protagonist në politikë, ushtri dhe shoqëri civile.
Ilir Gjoka, i cili është pronari i disa restoranteve në SHBA ka vendosur të ofroj ushqim falas për njerëzit e goditur nga kriza dhe të pa strehë. Ky lajm ka bërë jehonë në shtypin lokal i cili shkruan: “ Ilir Gjoka do të hap restorantin e tij në 1615 West Church Street, “Italian Grill” në ditën e Krishtlindjeve për të ofruar ushqim për të pastrehët dhe ata që janë goditur rëndë nga kriza duke humbur çdo gjë”.
I pyetur pse po e bënte këtë? Ai është përgjigjur se dëshironte të bënte diçka për qytetin e Livingston”. Ai të gjithë të pastrehëve dhe personave nën nevojë do ju ofrojë çdo gjë sipas dëshirës që përmban menyja.
Ai argumenton se është rritur i varfër dhe sot është më ndryshe e për këtë falënderon familjen. Madje, ai thotë se do të gatuaj vetë për të gjithë njerëzit nën nevojë që janë të mirëpritur të shkojnë për drekën e Krishtlindjeve në restorantin e tij.
Ilir Gjoka është një djalë i ri, i lindur në Tiranë që ka emigruar me familjen fillimisht në Greqi nga momenti që kriza ishte e rëndë në Greqi, ku posedonin një restorant vendosi të udhëtonte drejt SHBA ku me punë si familjen kanë ngritur katër restorante shumë të njohura atje. Me këtë artikull duam të vendosim edhe disa foto nga stafi i punës dhe nga mjediset e restoranteve. Ja, pra humanizmi i shqiptarëve është i pranishëm edhe në SHBA, ne vendimin më të pasur në Botë.

Leave a Reply