Mbreti i Bahreinit flet për komplot

Home » Aktualitet » Mbreti i Bahreinit flet për komplot

By edi on December 8, 2016. No Comments

cc8928659b12d775eb26d60278196b70a87e3b4fPamje nga protestat e mëhershme në Bahrein
Marrëdhëniet Iran-Bahrein janë tensionuar prej protestave
Mbreti i Bahreinit thotë se është zbuluar një komplot kundër vendit të tij dhe se është i mbështetur nga jashtë.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur vendi ka gati një muaj që përjeton protesta anti qeveritare.

Mbreti Hamad bin Isa al-Khalifa falenderoi trupat nga vendet fqinje, kryesisht nga Arabia Saudite, që ishin dislokuar në vend javën e kaluar për të shtypur trazirat.

Mbreti nuk ka dha hollësi se kush fshihej prapa komplotit të pretenduar.

Ditët e fundit lidershipi sunit i Bahreinit ka akuzuar Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme.

Marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë acaruara. Ata ka rikthyer në vend ambasadorët përkatës dhe ka përzënë nga vendi diplomatë të tjerë.

Irani që ka shumicë shiite, ka dënuar vdekjen e protestuesve shiitë në demonstratat pro demokracisë në vend.

Demostruesit, të cilët janë shumica nga popullsia shiite, kanë kërkuar reforma politike nga sundimtarët sunitë të Bahreinit.

Leave a Reply