Mimi Kodheli, simboli i modernizimit të Ushtrisë dhe standardizimit të saj

Home » Aktualitet » Mimi Kodheli, simboli i modernizimit të Ushtrisë dhe standardizimit të saj

By edi on December 14, 2016. No Comments

images-1Mimi Kodheli ka disa merita të veçanta në lidhje me modernizimin e Ushtrisë dhe standardizimin e saj. Imazhi i Ushtrisë shqiptare vitet e fundit ka qenë në limitet e tij duke ngritur shumë pikëpyetje për profesionalizmin e saj dhe për standardizimin e saj.

Me ardhjen e Mimi Kodheli si Ministre Mbrojtje shumë gjëra kanë ndryshuar dhe pse këto nuk janë aq publike sa duhet, sepse vetë natyra ushtarake është e rezervuar.

Megjithatë, Mimi Kodheli ka bërë disa hapa mjaft të rëndësishëm në standardizimin e dhe modernizimin e saj.

Së pari, Mimi Kodheli e ka hapur Ushtrinë duke e bërë më të pranishme për qytetarët. Para se të vinte Kodheli, Ushtria konsiderohej një sektor top-sekret e krejt tabu edhe pse sekrete i kishin mbetur. Një ndër nismat më të bukura për ta afruar Ushtrinë me shoqërinë civile ishte ajo e prezantimit të FA nëpër gjimnazet e Shqipërisë. Kjo në pamje të parë edhe pse është një metodikë e mirëfilltë e SHBA, Ministria Kodheli i dha elementë personal duke marrë pjesë vetë personalisht bashkë me Shefin e Shtabit e gjithashtu. Kjo nismë bëri që të rinjtë të kuptojnë edhe anën pozitive të shërbimit ushtarak, uniformën, disiplinën, karrierën dhe shërbimin ndaj vendit.

Një nismë tjetër e kësaj natyre dhe mjaft pozitive ishte ajo me rastin e 104 vjetorin e FA, ku Ushtria prezantojë për qytetarët disa nga asetet e fundit të saj, krejt moderne. Mimi Kodheli në dallim me të tjerë nuk zgjodhi të bënte paradë ushtarake, po zgjodhi të bëj më së miri filozofinë e Nato-s, atë të Paqes, të rendi kushtetues dhe të shërbimit ndaj demokracisë. Pra, Ministria Kodheli nuk zgjodhi të bënte dimostrim forcë për agresivitet, por atë të peacekeeping.

Po ashtu Ministria Kodheli ka bërë një punë shumë të mirë duke pasur takime me Ministrat e tjerë të Nato dhe disa prej tyre i ka ftuar edhe në Tiranë. Pra, me angazhimin e saj, ajo ka rritur protagonizmin ndërkombëtar të Shqipërisë e po ashtu edhe rolin e Ushtrisë shqiptare në misione të ndryshme.

Shqipëria ka marr pjesë në disa stërvitje të përbashkëta e po ashtu vazhdon edhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në misionet ndërkombëtare të peacekeeping.

Po ashtu një rëndësi te vecante, ministria Kodheli po tregon në përgatitjen ushtarake të FA si dhe në hartimin e strategjive dhe doktrinizimin e tyre sipas standardëve moderne të Natos duke qenë në përputhje të plotë me misionet e NATO-s dhe doktrinat e saj.

Hapa të rëndësishëm janë bërë edhe në standardizimin e Ushtrisë, me mjete moderne operacionale. Disa nga këto janë bërë publike si ardhja e garabinave, mjeteve të blinduara, por edhe disa të tjera mjaft të rëndësishme në këtë drejtim kanë ndodhur, por për arsye të caktuara të natyrë ushtarake nuk bëhen publike. Një gjë është e sigurt, se sot FA janë të afta të respektojnë detyrimet e NATO, të garantojnë sovranitetin e vendit dhe ruajtjen e Kushtetutës.

Po ashtu disa marrëveshje të rëndësishme ushtarak janë bërë siç është ajo e bashkëpunimin 5 vjeçar me Turqinë.

Po ashtu Minsitria Kodheli ka dëshmuar që jo vetëm u përmbahet detyrimeve të NATO-s, por është simbol i saj në Rajon. Ajo me diplomacinë e saj nuk ra pre e provokimeve ballkanike të Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, i cili në mënyrë donkishoteske dhe me uniformë ushtarake, thuajse kërcënojë dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Turqinë dhe Shqipërinë.

Po ashtu rol te rendesishem ne dimension civil eshte gadishmeria e treguar nga FA armatosura ne rastin e fatkeqesive natyre. Te gjithe pame efikasitetin e larte te shpetimit te familjes dhe te femijes se vogel nga permbytjet. Po ashtu edhe ndertimin e urave apo hapjen e rrugeve.

Nje gjest qe i afron FA me gjine femeror dhe duke vleresuar femren shqiptare eshte edhe berja e gjeneralit te pare nje oficere qe gjithe jeten ja ka dedikuar vendit dhe sherbimit ushtarak.

Greqia ka një precedent të hidhur e pikërisht atë të 1974 me Turqinë. Është rasti i parë dhe i vetëm që dy vende të NATO-s hynin në konflikt me veten duke rënë kështu në kundërshtim me preambulën e Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut e konkretisht me nenin pesë të saj, të mbrojtjes së përbashkët.

Mimi Kodheli po ashtu është në linjë të plotë me strategjinë ushtarake të NATO-s e cila ka për qëllimin ndalimin e zgjerimit të Rusisë. Mimi Kodheli, është e vetmja Ministre e NATO-s në Rajon, e cila i ka mbyllur dyert Rusisë duke mos pranuar asnjë formë bashkëpunimi.

Mimi Kodheli ka nisur një periudhë të re krenarie në FA dhe mendoj se vazhdimësia e saj është premtim pozitiv për realizimin e plotë të këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për NATO-n.

Nga Alban Daci

Leave a Reply