Partite politike te ngopura nga nepotizmi ne kerkim te specialisteve

Home » Aktualitet » Partite politike te ngopura nga nepotizmi ne kerkim te specialisteve

By edi on December 14, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_n
Ishte nje faze qe partite politike shqiptare vuanin per elektorat dhe per te mbushur sheshet.
Kjo per faktin se Shqiperia s’kishte akoma elektorat inteligjente dhe oportunist.
Po ashtu, sistemi politike dhe modeli qeverises i Shqiperise dukej se ishte i kenaqur me estamblishmentin e kjo lidhet edhe me mungesen e vullnetit te politikes per te iniciuar procese reformash, po ashtu edhe me psikozen e qytetareve qe ndjeheshin rehat me realitetin e nuk ishin ne kerkim te modeleve alternative.
Gjerat aktualisht duket qarte se kane ndryshuar.
Se pari, procesi dekriminalizimit i ka detyruar forcat politike te jene ne kerkim te cilesise dhe jo te sasise e kjo per faktit se “ai” i ka detyruar te hyjne ne “site”.
Se dyti, shqiptaret te lodhur nuk jane me “buallenj” pas siglave, por jane ne kerkim te oportuniteteve dhe modeleve bindese politike.
Se treti, reforma ne drejtesi po kerkon gjithnje e me shume njerez te specializuar, kualifikuar qe te mbrojne interesat e tyre si subjekte dhe po ashtu edhe statuset juridike te liderve.
Kjo u duk qarte tek rasti i Berishes ne Komisionin e Hetimit.
Ne kete rast u pa qarte se mungonte figura e juristit te forte si per te mbrojtur versionin e Balles e po ashtu me ne hall u duk Berisha qe po kalon ne nje periudhe te veshtire te natyres juridike e kjo per faktin se burimet njerezore te PD nuk e ofrojne kete figure.
Kjo per shkak te kalures se PD qe ka kerkuar turmat dhe militantet per faktin se pushtetin e konsideronte vlere absolute.
Po ashtu politikes shqiptare i mungojne studiuesit e politikes dhe njerezit qe kane vizione per beteja politike e po ashtu edhe per fushata elektorate.
Per shkak te zhvillimit te mjeteve te komunikimit te ofruara nga teknologjia, nuk mjafton me modeli i politikanit qe me pika me gjize ne kravate del e thote pallvra e idiotesira e kjo nuk perben problem, sepse e mbulon budallikun forca e liderit.
Mjafton te marrin kohen kur PD fitonte per shkak te Berishes dhe lidershipit te tij te forte e per kete arsye per qytetaret nuk kishte shume rendesi se kush ishin burimet e tjera njerezore pas Berishes.
Fushata zgjedhore e 2017 do te jete shume konkuruese, veshtire dhe diferenca do te behet vetem nga cilesia e profesionisteve qe do te kene ne gjyrin e tyre subjektet politike.
Per kete arsye mendoj se partite politike shqiptare vuajne per figura profesionale si juriste te zote, politolog te zote e qe tani do te jene ne kerkim te tyre.
Pra, per zgjedhjet e 2017 partite politike nuk do te jene ne kerkim te lektoratit, por ne kerkim te nje keshilltari te mire, nje juristi te zote e te nje ekonomisit gjenial.
Nuk behen zgjedhjet me mbi premtime absurde elektorale, por mbi studime te mirefillta ekonomike per gjetur alternativat e daljes se vendit nga kriza.

Nga Alban Daci

Leave a Reply