PD në Lezhë pretendon të hyjë e t’i fitojë zgjedhjet me punonjësit e Bashkisë

Home » Aktualitet » PD në Lezhë pretendon të hyjë e t’i fitojë zgjedhjet me punonjësit e Bashkisë

By edi on December 29, 2016. No Comments

15578617_1631146440512905_1617630454813977423_n
Mendoj, se Lezhën e njoh tashmë shumë mirë politikisht dhe për fenomene social, njoh familjet e fuqishme, faktorët e rëndësishëm që vendosin në vendimmarrje.
Nuk dua të analizojë PD në shkallë kombëtare, sepse këtë e kam bërë herë të tjera. Megjithatë, këtë herë dua të theksojë se cfarë po ndodh në Lezhë? Në 2015 Bashkinë e Lezhës e fitoi PD? Edhe pse nuk kishte një koalicion të mirëfilltë politik, kjo për shkak të krizës së brendshme të PD në nivel kombëtar, PD fitoi në Lezhë për disa arsye dhe faktor.
1. Së pari, fitoi sepse humbi LSI e kjo tashmë për arsye që dihen e ndër më kryesoret ishte konsumimi i ish krytarit të Bashkisë dhe po ashtu edhe probleme që kishin ndodhu në ekuilibrat e brendshme mes PS e LSI e kjo për shkak të ndarjes së pushtetit.
2. Një rol të rëndësishëm në fitoren e kandidatit të djathtë dhe ndoshta më vendimtaren e ka bërë vetëm Eduart Ndocaj. Sot, në mënyrë të turpshme dhe në një formë të theksuar menefregizmi drejtuesit aktual të Bashkisë duan ta zbehin kontributin e Ndocaj. Pse kontributi i Ndocaj ishte vendimtar? Së pari, për arsye familjare dhe histori z. Ndocaj ka një fetë të rëndësishme elektorati në Qarkun Lezhë, që nis me Malaj, Kthjellë, Rrëshen, Rubik, e deri në dalje të qytetit të Lezhës. Së dyti, Ndocaj në momentin që vendosi të identifikohej me kandidatin e PD ishte në kulmin e popullaritetit të tij, për shkak të qëndrimeve kritikuese nda PS e sidomos në Lezhë. Në atë kohë situata e PS në Lezhë ishte mjaft kritike e kjo kishte krijuar një ushtri të madhe të pakënaqurish të PS, të cilët nën udhëheqjen e Ndocaj i dërguan votat tek kandidati i Djathtë. Së treti, impakti mediatik i z. Ndocaj kundër Viktor Tushës ka qenë vendimtar në thyerjen e një miti dhe në humbjen e tij. Denoncimet e vazhdueshme të z. Ndocaj për keqadministrimin e Bashkisë, bindën shumë qytetarë që ai nuk ishte më një zgjedhje e duhur për një mandat tjetër.
Strategjia e Kryetarit aktual të Bashkisë është një strategji tipike provincial që nuk do të ketë asnjë rezultat në elektorat. Ka shumë fanatik e të keqinformuar që dëshmojnë se PD do i fitojë bindshëm zgjedhjet e 2017 në Lezhë. Unë, nuk mendoj kështu e do të jap argumentet e mia. Mentaliteti i PD në Lezhë, duke mos pasur asnjë lloj tjetër hapësire është të fitojnë zgjedhjet përmes Bashkisë. Edhe në këtë rast ka disa probleme thelbësore se cila është optika e PD në Bashki? Së pari, bashkia ka 840 punonjës. Shumica janë rekrutuar nga Kryetari i ri. Procesi i rekrutimit ka qenë dhe është totalisht në kundërshtim me ligjin dhe militantesk.
Pra, në asnjë rast nuk kemi punësime me konkurs publik, por emërime nga radhët e partisë. Pak kemi nga punonjësit e kohës se Viktor Tushës, të cilët i duhet dhe kryetari aktual i ka mbajtur me shpresën se i ka konvertuar në PD! Kryetari aktual duke menduar si armë të fortë fitorje adminsitratën e Bashkisë, nuk ka respektua marrëveshjet me askënd që e ka ndihmuar seriozisht në fitoren e 2015, por që nuk është nga radhët e PD!
Kjo do të jetë edhe një ndër arsyet kryesore të humbjes së PD, sepse ajo nuk e ka ndarë pushtetin me partner serioz që janë faktor në gjithë Bashkinë, por vetëm në qytet. Po ashtu, vetë Kryetari aktual nuk ka ndonjë forcë të madhe elektorale në gjithën Lezhën, ai vjen nga provinca dhe jam i bindur që nëse nuk do të kishte dal me logon e PD nuk do të kishte marrë më shumë se 800 vota gjithsej.
Eduart Ndocaj, një ndër faktorët kryesor të fitores së PS, është nga Manati, zona më e afërt e qytetit dhe me influencën më të madhe. Bashkia aktuale është mundur që përmes punësimeve selektive të depërtoj në fshatin e Eduartit me shpresë për t’i përçarë forcën dhe prishur ekuilibrat. Megjithatë, kush e njeh mirë Manatinë, kupton se shkon si shkon puna, në vend mes të huaj dhe të tyrin, ata mbështesin pa kushte njeriun e tyre.
Partia Demokratike nuk e kontrollon aspak territorin dhe nuk ka asnjë emër që mund të prish ekuilibrat. Nëse e Majta riorganizohet bashkë me faktorët e tjerë të rëndësishëm, por ndoshta me orientim të pavarur, PD do të jetë një humbëse e madhe në Qark. Nuk mund të pretendohet fitorja me një bashki të falimentuar në terma ekonomik, me asnjë projekt serioz për të ndryshuar jetën e qytetarëve, me kryepleq që kanë muaj pa marrë rrogën. Kryepleqtë janë makineri votash dhe shumica e tyre nuk janë me Bashkinë për shkak të trajtimit dhe mos pagesave.

Nga Alban Daci

Leave a Reply