Pse PS-ja do te beje aleance me cdo kusht me Meten?

Home » Aktualitet » Pse PS-ja do te beje aleance me cdo kusht me Meten?

By edi on December 24, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_n
Te pakten ky ishte fjalimi i Kryetarit te Partise Socialiste gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare.
Sigurisht brenda PS kane ekzistuar dy rryma:
– Baza qe nuk e kerkon aleancen me Meten, sepse ndjehet e perjashtuar e kjo lidhet edhe me disa realitete te ndarjes se Tortes se Pushtetit, ku shume socialiste kane mbetur te pakenaqur;
-Lidershipi kerkon aleance dhe vazhdueshmeri me LSI!
Ka edhe nje aktegori e trete, ajo e tifozllikut qe per nga kurioziteti pyesin: Perse Rama don patjeter aleance me Meten?
Arsye mund te jene te shumta per deshiren e Rames per vazhdueshmeri me Meten. Megjithate, une do te rendis vetem disa:
1. Meta ne Opozite eshte me i eger se edhe Berisha dhe cdo subjekt tjeter. Po ashtu Partia e tij eshte ndertuar vetem mbi punesime e provilegje. Nese Meta del ne Opozite ai do te xhindosej dhe do te ishte nje problem serioz per Ramen. Te gjithe e kujtoni gjuhen qe ka perdorur Meta kunder Rama, kur interesat kane qene te kundert.
2. Meta asnjehere nuk eshte shkeputur nga PS, madje ai kohet e fundit e ka forcuar kete raport duke mbajtur afer shume eksponente te rendesishem te PS. Largimi i Metes do shkaterronte Partine Socialiste duke hapur zjarre dhe luftera te pameshirshme brenda.
3. Rama eshte lider qe preferon te shperndaje pergjegjesite. LSI, ka mbi shpine problemet e bashkeqeverisjes me Berishen e po ashtu edhe me Rilindjen. Largimi i Metes do te i rendonte te gjitha pergjegjesite mbi Ramen dhe PS.
4. LSI eshte aktualisht faktor i rendesishem i qendruedhmerise se amxhorances. Nese Rama do te jepte sinjale te qarta per te larguar Meten, ai do te kishte probleme serioze me stabilitetin politik dhe do te hynte ne zgjedhje me shume probleme.
5. Rama mund te bej bast edhe me veten per t’i fituar zgjedhjet pa Meten, por ky bast do i kushtonte politikisht duke i sjelle kosto.
Kryeministri Rama po mban qendrimet e nje lideri smart power qe njihet edhe ne literaturen moderne, por rezultati final ka per te qene nje Rame shume i forte ne 2017 me nje mandat te dyte te sigurte.
Mbajtja e Metes ne aleance shkaterron perfundimisht PD duke e cuar drejt humbjes se thelle e drejt nje krize te brendshme politike te parikuperueshme.

Nga Alban Daci

Leave a Reply