Reforma Zgjedhore një realitet përtej iluzioneve

Home » Aktualitet » Reforma Zgjedhore një realitet përtej iluzioneve

By edi on December 27, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_nReforma Zgjedhore, gjithmonë në Shqipëri ka qenë një proces i vështirë për shkak të sistemit politik shqiptar e mbi të gjitha, për faktin se nuk ka një vizion konkret se si duhet të jetë modeli që garanton një proces të drejtë dhe konkurrues. Shqipëria në këto vite ka përdorur formula të ndryshme që edhe pse janë quajtur reforma, kanë realisht modele imituese kalimtare dhe për interesa të ngushta, pa pasur për qëllim rregullimin e
mekanizmat që garantojnë një proces të drejtë, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Zgjedhjet e 2013 solli problematika të ndryshme që ndoshta nuk ishin menduar si duheshin për sistemin politik shqiptar. Mendoj, se reforma zgjedhore këtë vit ka hyrë në një dimension krejt të ri dhe kjo për shkak edhe të reformës në drejtësi. Pra, për shkak të reformës në drejtësi dhe dekrimanilizimit, partitë politike janë të detyruara të jenë transparente dhe të ofrojnë modele të reja. Sipas këndvështrimit tim, reforma zgjedhore në Shqipëri ka disa problematike thelbësore që lidhen me disa faktorë si më poshtë:

1. Shqipëria nuk ka një model të qartë politik. Pra, Shqipëria është në mëdyshje mes bipolarizmit dhe anarkisë totale. Për fat të keq Shqipëria, për shkak të interesave dhe problemeve me të kaluarën e tranzicionit, ka zgjedhur të mbajë anarkinë, të gjithë në “Qeverisje e askush nuk qeveris”. Unë, mendoj dhe kam besim të plotë se Shqipëria duhet të shkojë drejt një bipolarizmi konkurrues dhe alternues. Kjo do ta bënte sistemin politik me solid dhe do të shmangte fenomenin e partickave. Nuk ka pse të shpërndahet pushteti dhe qeverisje ne parti që nuk kanë justifikim përfaqësimi. Kjo con në një shpërndarje të panevojshme të votës dhe në mundësi reale të destabilitetit politik.

2. Shqipëria vuan për një model qeverisje. Anglia ka Ëesminster, Franca “gjysmë presidenacializëm”, Italia në dilemat e saj me “Republikë Parlamentare”. Ndërsa Shqipëria nuk ka një model qeverisës. Ndryshime Kushtetuese e kanë futur në një dilemë të madhe modelin qeverisës. Mendoje, se Shqipëria duhet të shkoj drejt një “gjysmë presidencializmi të butë”. Ky do të ishte modeli perfekt që i përshtatet realitetin tonë politik dhe historikut të pluralizmit shqiptar gjatë këtyre viteve të vështira të tranzicionit.

3. Shqipëria ka një problem tjetër të madh, transparencën e partive politike, fondet e fushatave, sponsorizimet. Kjo është një ndër faktorët që e mban në errësirë dhe në makiavelizëm politikën shqiptare. Shqipëria, falë edhe reformës në Drejtësi duhet me çdo kusht të bëjë të mundur reformën edhe të transparencës. Z. Taulant Balla, në cilinë e Kryetarit të Komisioni Zgjedhor, po luan një rol shumë të rëndësishëm duke tentuar e propozuar që partitë politike të mos jenë ndërmarrje shtetërore ashtu siç propozon PD e po ashtu ka kërkuar që rrugët e rrugicat të mos mbushen në fushatë me flamuj partiak. Gara e flamujve në kohë fushate është bërë një garë e turpshme mes partive politike. Kjo garë konceptohet si formë “poker” e karshilliku. Propozimet e z. Balla duken bindës dhe shpresoj të gjej konsensus edhe nga partitë e tjera politike.

4. Po ashtu, unë do të propozoja e ngritjes së komisioneve ad hoc që do të merren në kohë fushate vetëm me paratë dhe sponsorizimet që qarkullojnë në kohë fushatë në kundërshtim me ligjin e po ashtu Komisioni i Çështjeve Zgjedhore duhet të adaptoj edhe masa të forta ndëshkuese duke përjashtuar nga gara subjektet që përfshihen në afera të rrezikshme e po ashtu në rastin e kandidatëve duhet të veprohet me ndjekje penale e me burg.

Taulant Balla i ka dhënë një dinamizëm të ri procesit të reformës zgjedhore dhe po ashtu i ka hapur kanalet për të bërë një reformë konsensuale.
Ajo që bie në sy është fakti se, PD është krejt jashtë realitetit dhe mundësive reale që janë për të bërë një reformë bindëse.
Koha këtë herë dhe vrulli i reformave të tjera të rëndësishme, nuk jep mundësi për të bërë një reformë rrënjësore zgjedhor e për këtë arsye duhet të punohet me intensitet të lartë për kohën e mbetur për të garantuar votën e lirë dhe një proces zgjedhor të pranuar nga palët.

Nga Alban Daci

Leave a Reply