Rilindja e vërtetë është “Rilindja urbane”

Home » Aktualitet » Rilindja e vërtetë është “Rilindja urbane”

By edi on December 17, 2016. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_nEdi Rama është Kryeministri i vendit dhe Kryetari i PS, por kjo nuk duhet të na detyrojë që çdo vendim të tij apo aksion ta marrim si aksion politik e me përfitime të mirëfillta politike.
Edi Rama në këtë katër vjeçar që po mbyllim mund të themi me bindje se shumicën e aksioneve dhe vendimeve nuk i ka bërë përllogaritje politike apo për interesa të caktuara politike, por për pasione personale që ndoshta disa mund t’i quajnë vizione të një lideri.
Nëse analizojmë katër vjeçarin që po mbyll Rama, do të kuptojmë se wshtw politikani i vendimeve personave dhe pasioneve të tij personale. Pra, mund të themi se është një artist që mezi ka pritur kushtet dhe rrethanat për të konkretizuar veprat edhe nw shërbim tw publikes.
Rama duke pasur shpirt artisti dhe duke ndjekur pasionet, ka bërë gjëra të gabuara me subkoshiencë, por ka bërë edhe gjera shumë të domosdoshme.
Mendoj, se Rama ka bërë edhe gjëra të mira dhe e dini kush janë? Me shpirtin e tij prej artisti rebel ka thyer tabu konceptuale të funksionit social dhe të organizimit social.
Shqipëria e tranzicionit ka vuajtur për shumë ngjyra, por më shumë ka vuajtur për situata konceptuale.
Në fillim të viteve ’90 kishim të trashëguar një sistem demode të jetës urbane, të konceptit dhe organizimit të saj.
Kësaj jetë urbane i mungonin ngjyrat. Kryeministri Rama duke qenë me shpirt artisti e piktori ishte i pari që e kapi këtë gjë. Pra, ai kuptojë se shqiptarëve u mungojnë ngjyrat e jetës, optimizmi dhe shpresa e këto nuk ishin të pranishme për shkak edhe të urbanizimit pesimist që kishim trashëguar nga Regjimi.
Pra, për vite me radhë shqiptarët ishin mësuar me atë hijen e rëndë tw qyteteve me ngjyra gri, kafe të errët dhe me asfaltin e zi. Fasadat komuniste transmetonin trishtim dhe dhunën e pushtetit mbi qytetarët.
Rama, rigallërimin e jetës urbane dhe kthimin e shpresës së organizimit social e kuptojë ta rikthente pikërisht përmes ngjyrave dhe këtë e bëri nw fillim me fasadat e pallateve, kur ishte kryetar Bashkie.
Kjo me thënë të drejtën edhe pse ka pasur kritika e sulme tipike politike, pati efektet e vetme, sepse vetëm përmes ngjyrave të pallateve, Rama i riktheu shpresën Tiranës dhe konceptin e modernes.
Konceptin e ngjyrave në një fazë me interesante të organizimit urban, Rama do e kishte pikërisht me marrjen e postit të Kryeministrit.
Tirana kishte ndryshuar sadopak, por, ne pas viteve ’90 kishim trashëguar qytete të tjera apo qendrash qytetesh, demode, të zymta e të stilit totalisht stalinist.
Pra, ne kishim trashëguar modelin e qyteteve industrial të prapambetur dhe krejt të zymtë, gjysmë të braktisur dhe krejt në varfëri.
Përsëri Rama edhe në postin e Kryeministrit kapi çelësin e ndryshimit dhe modernizimit dhe kështu me njw parullë perfekt krijojw konceptin e “Rilindjes urbane” që nënkuptonte ndërhyrjen në qytetet e Shqipërisë për tu ndryshuar qendrën, konceptin e organizimit urban dhe ndryshimin e tyre.
Kjo, nisma e”Rilindjes Urbane”, nuk po komentohet dhe nuk po merr vëmendjen e merituar, por nw fakt është ndër nismat më të bukura që është marr ndonjëherë në këto 25 vite dhe që do të ketë efekte imediate në rizgjimin e shpresës urbane dhe dëshirën për “modern style life”.
Falë projektet të “Rilindjes urbane”, shumë qytete po marrin ndriçimin e merituar dhe po lënë pas të kaluarën e zymtë dhe të shpresës së vrarë.
Nga kjo nismë ka përfituar qytete që ishin harruar nga të gjitha format e pushtetit. Bulqiza sot ka një qënder të mirë dhe ka konceptin e pedonales. Peshkopia shumë shpejt do të ketë shkëlqimin e munguar. Kukësi po ashtuë shtë kthyer në një koncept modern të jetës urbane.
Bajram Curri po ashtu, Shkodra, Erseka e largët, Lushnja, Vlora, Himara dhe së fundmi priten edhe Lezha, Puka dhe disa qytete të tjera.
“Rlindja urbane” është me të vërtetë koncepti real i “Rilindjes” që do të rris zhvillimin e qyteteve, turizmin dhe do i rikthej në qendër të vëmendjes për qytetarët që nuk shikon shpresë tjetër veçse braktisjen.

Nga Alban Daci

Leave a Reply