Shqiptare, largoni Ahmetin e Thacin e do te shpetoni nga tradhetaret

Home » Aktualitet » Shqiptare, largoni Ahmetin e Thacin e do te shpetoni nga tradhetaret

By edi on December 18, 2016. No Comments

images-3Situata ne Maqedoni per shqiptaret eshte e ngjashme me tradhetine kombetare e per sllavomaqedonasit eshte versioni i sigurt i destabilitetit dhe opsioni i mundshem i nje diktature.
Pyetja e madhe qe po behet pas zgjedhjeve ne Maqedoni eshte se: kush ka fituar? Mendoj se kemi qasjen e nje anarkie te sigurt. Zgjedhje pa fitues, por nje gje eshte e sigurt se Ahmeti dhe Thaci kane humbur rezultatin, por mbi te gjitha kane humbur moralin per te perfaqesuar shqiptaret.
BDI ka krijuar nje sistem origjinale me LSI ne Shqiperi, monopole ekonomike, monopol punesimi, presione politike, blerje vote e manipulim te shqiptareve.
Shqiptaret jane ne diktatin e trysnise te BDI qe deri dje kishte masken e UCK dhe sot ka cjerre masken duke dale fytyra e tradhtareve qe per pushtet jane te gatshme te bejne gjithcka.
A ka moral me Ahmeti te perfaqesoje shqiptaret? A ka me pike krenarie nga e kaluara e tij ushtarake? A mund te pranoje me te qeveris me Gruevskin?
Nese ne politike ka hapesira per te justifikuar nje kualicion ashtu sic beri Meta, kur tha per hire te stabilitetit u bera me Berishen, Ahmeti nuk ka me asnje teze qe mund te justifikoj bashkepunimim me Gruevskin. Nese Ahmeti e ben e ka bere vetem per pushtet personal dhe pike.
Gruevski ne cdo gje qe ka thene keto dite jane te gjitha fije e keput kunder shqiptareve.
Ai ka deklaruar se nuk do te lejoje asnje lloj forme te ndryshimit te formes se Shtetit.
Ka deklaruar se nuk do te lejoje kantonizimin e vendit, nuk do te bej gjuhe zyrtare Shqipen.
Te gjitha keto tema ne interes te shqiptareve qe Gruevski i mohon dhe nuk i pranon.
Atehere per cfare temash deshiron te qendroje Ahmeti ne qeverisje me Gruevskin?!
Po ashtu Gruevskin nuk e deshirojne SHBA dhe BE sepse akuzohet per krime kunder njerezit ne dem te shqiptareve, korrupsion.
Ndersa Gruesvki deklaron sot se ambasadoret nuk duhet te nderhyjne ne punet e brendshme te vendit!
Gjithashtu, ai po orientohet gjithnje e me shume nga Rusia. Pra, nje Gruevsk i vogel tenton te perdor politikat e medha te Rajonit e ne keto politika te medha na paska guxim me hy edhe Ahmeti. Per te qar e per te qeshur ne te njejten kohe!
Gruevski njelloj se Milloshevici kerkon te perdor nacionalzimin sllavomaqedonas per te shpetuar veten nga drejtesia.
Po kjo eshte rruga e gabuar drejt destabilizimit te vendit dhe te gjithe Rajonit.
Gruesvki eshte autori i Kumanoves dhe Ahmeti asnjehere nuk e ka shfajesuar veten.
Gruesvki eshte Kryeministri qe ish Ministrja e saj e Brendshme kerkon vdekjen e shqiptareve.
Ahmeti eshte personi qe ka humbur realitetin dhe mendon per pushtetin e kjo ndoshta se ai ka shume mekate dhe ka frike edhe nga perballja nje dite me drejtesine.
Ndersa per Thacin dhe PDSH e sotme nuk ja vlen me u marr se jane aq shume fshatare ne formim dhe ne koncepte politike sa edhe dy mandatet e fituara i kane te teperta. A ka ma turp te madh se fjalimi i Thacit ne Tetove, “do ju sharrojme kembet”, “Zoti i madhe ne Qiell”, e etj etj. Pra, fjalimi i Thacit ishte sikur ta kishte mbajtur Haxhi Qamili ne 2016.
Shqiptaret ne Maqedoni kane mungesa te theksuara ne lidhje me raportetin e intelektualitetit e kjo per shume arsye qe dihen.
Megjithate, brezi i ri qe po rritet eshte shume premtues dhe nje garanci per perfaqesim dinjitoz te shqiptareve.
Njoh plot shqiptar nga Maqedonia qe ka mbaruar studimet ne Tirane, Prishtine ose jane duke i mbaruar. Po ashtu edhe plot djem te tjere e vajza qe kane mbaruar dhe po i mbarojne ne Tetove.
Ky duhet te jete modeli i ri i leadershipit ne Maqedoni. Shqiptaret nuk duhet te kene dyshime se koha e Ahmet dhe Thacit ka mbaruar, vazhdimesia e tyre eshte nje rrezik real per ekzistencen e shqiptareve dhe per bashkeekzistencen e tyre me sllavomaqedonasit.

Nga Alban Daci

Leave a Reply