A eshte problem serioz numri 140 deputete ne Parlamentin shqiptar? 

Home » Aktualitet » A eshte problem serioz numri 140 deputete ne Parlamentin shqiptar? 

By edi on January 5, 2017. No Comments

fb_img_1483367952704Ben Blushi, duke u perpjekur me u kap per pasqyre ne shpresen e ofrimit te nje modeli te ri politik ben propozime qe nuk jane pjese e problemit apo e sistemit.

Deri me sot dy jane propozimet e Ben Blushit:

 

1. Rritja e minimumit jetik

2.  Zvogelimi i numrit te deputeteve nga 140 ne 100.

 

Te dy propozimet e Blushit jane retorika qe nuk presin zgjidhje, por vetem kane natyren e propogandes per te prekur feten e deshperuar te qytetareve te varfer qe jetojne ne kushtet e nje jete te veshtire.

Me pak fjale, propozimet e Blushit, me shume se zgjidhje, me ngjajne me abuzim mbi hallexhinte qe kuptojne pak nga politika dhe nga ekonomia.

Minimumi jetik, besoj, duhet ta dije Blushi, se lidhet me zhvillimin ekonomik, stabilitetin ekonomik dhe me inflacionin e nje vendi.

Keto faktore nuk rregullohen brenda nje viti, brenda nje legjislature, por jane objektive afatgjate te nje vendi. Nese sot, Shqiperia, ka probleme me minimumin jetik dhe ka deshtuar me zhvillimin ekonomik eshte per faktin se pjese e deshtimit eshte edhe Blushi, sepse ka qene minister dhe deputete per shume vite.

Pra, ne deshtimin e zhvillimit ekonomik te vendit eshte pjese edhe Blushi me deshtimin e tij si perfaqesues, drejtues dhe si politikan.

Sa i perket zvogelimit te deputeteve nga 140 ne 100, nuk mendoj se eshte nje problem kryesor dhe se ky zvogelim nuk e zgjidhe problemin e minimumit jetik.

Kostot vjetore te Shtetit per nje deputet jane shume te vogla ne raport me vendet e tjera. Sigurisht kjo lidhet perseri me faktin, se Shqiperia eshte nje vend i varfer.

Edhe sikur te zvogelohej numri i deputeteve, Shqiperia nuk do e zgjidhte problemin me minimumin jetik.

Shqiperia dhe Parlamenti, kane nje problem te tjeter te madh dhe real, deficitin demokratik e ky elemente nuk lidhet me kostot, por me sistemin politik dhe menyren e funksionimit.

Ne kemi deputete qe nuk kane perfaqesuar kurre zonat e tyre apo votuesit e kjo nuk lidhet me minimumin jetik, por me optiken qe kane per politiken dhe largimin nga qytetaret.

Pra, jam i bindur qe nese nuk ndyshojne deputetet tone optiken per politiken dhe qytetaret, edhe nese do te ishin 60 deputete, do te kishim ulur kostot e paperfillshme, por nuk do te kishim zgjidhur problemin e deficitit demokratik. Pra, edhe keta 60 deputete nuk do te perfaqesonin interesat e qytetareve dhe votuesve.

Kam pershtypjen qe pjese e mire deficitit demokratik eshte edhe vete Blushi.

Demorkacia nuk zgjdhet me libra, ide apo vizione

Sigurisht edhe keto jane pjese e rendesishme e nje shoqerie demokratike, por jane te ndara detyrat dhe misione.

Deputeti duhet te shkoje ne zonen elektorale, duhet te konsultohet rregullisht me votuesit e ndersa shkrimtari duhet te rri nen hijen e pemes per te pershkruar realitete ose per te krijuar realitete.

Shqiperia ka probleme te medha me terrenin, me ndarjen administrative e po ashtu edhe me zhvillimin infrastrukturor e me zhvillimin urbane.

Ne keto kushte qe eshte Shqiperia, mendoj se jane pake 140 deputete.

Une, e shikoj te domosdoshme krijimin e Parlamentit me dy dhoma.

Shqiperia ka nevoje per nje dhome te dyte qe do te perfaqesonte Qarqet e do te merrej vetem me koordinimin mes pushtetit vendor e qendror.

Problemi i Shqiperise nuk qendron tek numri i deputeteve, por tek sherimi i sistemit politik nga vjedhjet dhe nga korrupsioni.

Nisma me e mire eshte reforma ne drejtesi. Vetem reforma ne drejtesi do e sheroje Shqiperine nga vjedhjet, korrupsioni dhe harxhimet per pushtet. 

Nga Alban Daci

Leave a Reply