Avokati i Popullit: Jordan Daci kandidature e shkelqyer dhe jurist me karrier brilante

Home » Aktualitet » Avokati i Popullit: Jordan Daci kandidature e shkelqyer dhe jurist me karrier brilante

By edi on January 29, 2017. No Comments

Nga prof. NDUE LAZRI
President i FNAI (Federates se Shoqateve Shqiptare ne Itali)

Në vendin tonë dhe në institucionet shtetërore përkatëse është momenti kur diskutohet për zgjedhjen e një figure të rëndësishme, siç është ajo e Avokatit të Popullit. Është një detyrë delikate e me përgjegjësi, që kërkon përgatitje e ndershmëri shumë të lartë profesionale e njerëzore, të dijë të jetë super partes, të njohë thellësisht të drejtat e njeriut e t’i mbrojë ato me forcën dhe rreptësinë e respektimit të ligjit, pra të ketë perëndi-drejtësinë dhe punëdhënës-popullin, të cilit t’i shërbejë me devotshmëri.
Po shikoja këto ditë pjesë të jetës e të karrierës profesionale të kandidatit Jordan Daci, një figurë e spikatur juridike. Përgatitja e tij profesionale, eksperiencat e shumta të punës, që nga detyra e thjeshte e avokatit e deri tek ato to bashkëpunëtorit e konsulentit të institucioneve të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar, hartues ligjesh që nuk kanë nevojë as për korektim veç për aprovim, pedagog me tituj shkencorë e akademikë dhe hartues tekstesh mësimore, njohës dhe ushtrues i disa gjuhëve të huaja, mbrojtës i zellshëm e me profesionalitet i të drejtave të njeriut deri në instancat më të larta ndërkombëtare, e bëjnë kandidaturën e tij të besueshme e me themele të shëndosha.
I rëndësishëm është edhe fakti që ai nuk rrjedh nga politika dhe nuk mbështetet në forcat e asnjë partie politike, të cilat e ndotin jo pak ambientin në raste zgjedhjesh të tilla të rëndësishme me interesat e tyre meskine. Ai mbështetet në forcat e veta dhe profesionalitetin e tij te lartë, në ndershmërinë e specialistit që e ve veten në shërbim të popullit.
Për njohjen më thellë të kësaj fugure, të këtij kandidati, shikoni edhe linkun e mëposhtëm.

Leave a Reply