Avokati i Popullit: qytetarët mbështetje plebishitare për Jordan Daci


Tashmë gara për Avokatin e Popullit ka nisur dhe është në fazën procedurale në përputhje me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit. Në këtë garë janë disa kandidat, por me e favorizuara duket kandidatura e Jordan Dacit, për shkak të staturës së tij profesionale thuaje 15 vjeçare si avokat i suksesshëm në gjithë shkallët e sistemit juridik të Shqipëri, kritereve akademike. Jordani është i vetmi nga të gjithë kandidatët që ka titullin Profesor Asocuar dhe Doktor Shkencash. Po ashtu, ai është një kandidaturë bindëse, sepse nuk është produkt i politikë e për këtë i jep një garanci Kushtetuese institucionit të Avokatit të Popullit. Jordani, është person i vlerësuar në botën akademike, por shumë i respektuar edhe tek qytetarët, të cilët e kanë përkrahur hapur në profilet e tyre të facebook kandidaturën e tij.