Betimi Obames dhe Betimi i Trump


U lodhen edhe gazetaret duke nxjerre foto me krahasimin mes pjesmarrjes se Betimit te Obames dhe pjesmarresve te Betimit te Trump. Sipas edhe gazetarucave shqiptare duke nxjerre fotot te shkrepura ne kohe te ndryshme (e Obames ne momentin kulminante te Betimit dhe e Trump ne fazen e mbledhjes se qytetareve per te marre pjese), kane dashur te na mbushin mendjen se tek Betimi i Trump pjesmarrja ka qene e vogel.
Kjo eshte fotoja e vajzes se Trump dhe tregon sheshin para Capitol Hill pak caste para betimit te Trump.
Qe nje pjese e gazetarise shqiptare eshte mjerane kjo nuk do shume per tu kuptuar. Kete e e kemi pare cdo dite ne Shqiperi. Megjithate, mes kohes se Obames dhe Trump ka ndryshime shume te medha.
– Barack erdhi si shenje paqeje dhe shprese pas nje politike te ashper nderkombetare te W. Bush.
– Barack ishte Presidenti i pare ne ngjyre dhe afroamerikanet kane perqindje te rendesishme te popullsise se SHBA dhe per here te pare po perjetonin dicka te madhe qe nuk e kishin imagjinuar qe nga koha e Martin Luter King.
-Trump po vjen si shprese popullore pas tentatives se nuses se Kinton, Hilarit per ta bere Presidencen pushtet familjare e te trasheguar. Prandaj, Trump kishte te drejte ne fjalimin e betimit te tij kur tha: Shtepine e Bardhe t’ua kthejme qytetareve.
– Trump erdhi ne pushtet mes polemikave te medha e keto te kurdisura nga Establishmenti qe kontrollon mediat dhe disa forma te hershme te pushtetit.
– Betimi i Trump eshte bere ne nje situate jo stabile per shkak te rritjes se aktiviteteve terroriste. Shume qytetare kane pasur frike te merrnin pjese per shkak te sigurise.
Etj etj.

Nga A. Daci