Cfare kane te perbashket Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj

Home » Aktualitet » Cfare kane te perbashket Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj

By edi on January 3, 2017. No Comments

20170103_233201Kane histori te perbashket emigracionin. Te dy kane zgjedhur ne fillim te viteve ’90 emigracionin per nje jete me te mire. Tom Doshi zgjodhi Australine dhe Eduart Ndocaj Italine.

Te dy rrjedhin nga familje katolike me shume histori e emer ne Veri. Familja e Tom Doshi njihet me historine e Preng Calit qe mbrojti dhe devijoje kufirin veri-perendimor me Malin e Zi ne favor te Shqiperise.

Po ashtu, stergjyshi i Eduart Ndocaj eshte figure emblematike ne luften kunder Malazeve dhe ne Shpalljen e Lezhes qytet te pavarur.

Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj njihen per vlera te medha humane. Ka plote histori qe deshmojne se Tom Doshi nuk eshte kursyer per te ndihmuar njerezit nen nevoje dhe te pambrojtur.

Aq te shumta jane rastet e ndihmesave qe Tom Doshi u ka bere dhe u ben njerezve nen nevoje sa duhet libra ne vete per t’i shkruar.

Te njejtat cilesi ka edhe Eduart Ndocaj qe ka ndihmuar njerez pafundesisht ne Itali, Shqiperi dhe ne Qarkun  Lezhe.

Tom Doshi eshte natyre e rezervuar, dhe nuk i pelqejne shume daljet ne publik edhe pse ai jeton gjithe kohes mes njerezve te thjeshte.

Eduart Ndocaj e pelqen me shume jeten aktive publike e kete e ka perdorur per te ndihmuar njerezit dhe personazhe qe jane harruar nga mediat.

Nje nder operacionet me spektakolare mediatike eshte padyshim fakti se Ndocaj riktheu perseri ne skene Vellezeri Lleshi duke pranuar te kendoj me ta dhe te konsiderohet  vellau i trete.

Me kete operacion mediatik ringriti ne qender te vemendjes folklorin e treves se Mirdites dhe po ashtu ju dha vendin qe meritojne artistikisht Vellezerit Lleshi.

Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj kane edhe shume te perbashketa te tjera. Nuk u pelqen shume establishmenti dhe nuk kane shume qejfi nenshtrimin, perdorimin inferior dhe po ashtu varesine absolute nga pushteti.

Ndoshta keto jane cilesi per faktin se te dy vijne nga familje patriotike me histori qe nuk kane pranuar tu nenshtrohen pushtuesve dhe pushteteve. Nga Veriu keto quhen e konsiderohen familje te mira dhe te forta.

Mendoj se Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj duhet te vazhdojne te jene ne politike per tu sherbyer familjeve nen nevoje dhe njerezve te pambrojtur nga pushteti abuzues.

Nga Alban Daci

Leave a Reply