Dokumenti/Ilva Tare rrogë sa pastruesja e Ylli Ndroqit

Home » Aktualitet » Dokumenti/Ilva Tare rrogë sa pastruesja e Ylli Ndroqit

By edi on January 22, 2017. No Comments

Dokumenti/Ilva Tare rrogë sa pastruesja e Ylli Ndroqit

iiiiiiii

Lajmi i publikuar në CityNews për skandalin e deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, duket se do shkaktojë “tërmet” në median ku ai kishte punuar si gazetar (Ora News), dhe ku pretendonte se ishte paguar me miliona, por në fakt vendimi i gjykatës tregoi se deputeti kishte marrë vetëm 800 mijë lekë të vjetra. Drejtorja e informacionit në këtë televizion, Ilva Tare, u hodh e para në mbrojtje të deputetit Peza, duke bërë pa dashur avokatin e tij.

Por, a thua t’i dhimbset deputeti gazetares Ilva tare, apo mos nëpërmjet tij po mundohet të mbrojë edhe veten?!
Faqja e njohur për denoncime bombastike “Lolita” ka publikuar një dokument, ku tregohet paga e deklaruar e Ilva Tares, të cilën e krahason me atë të pastrueses së drejtorit të televizionit, Ylli Ndroqit.
Në këtë rrjedhë, “Lolita” hedh akuza të drejtpërdrejta, duke theksuar se ky televizion financohet nga miliarderi George Soros.
“Shyqyr që ka projekte BE, Soros e ndonjë organizatë tjetër që justifikojnë rrogat, leckat dhe shtëpitë luksoze kolegët e Fred Pezës, se do ishin për gjynah me rrogat që i kanë deklaruar sa të pastrueses së Ylli Ndroqit”, shkruan “Lolita”./CityNews

 

Leave a Reply