Efektet e arrestimit te Ramush Haradinaj!

Home » Aktualitet » Efektet e arrestimit te Ramush Haradinaj!

By edi on January 8, 2017. No Comments

Edhe i pse paligjshem, formalisht arrestimit i Ramush Haradinaj ka hyre ne rrugen e praktikes normale ligjore te sistemit francez.

Ne kete kendveshtrim, ecuria e tij do te jete e mirefillte e natyres juridike dhe francezet jane te paret qe kane teorizuar dhe praktikuar ndarjen e pushteteve.

Pra, ne kete faze eshte e veshtire qe Politika franceze mund te kete nje ndikim ne ecurine e procesit te Haradinaj.

Po ashtu une hedh poshte cdo lloj dileme, se autoritetet franceze mund te jene pjese e nje skenari antishqiptar.

Sa here na ka ndodhur te kalojme neper pika donagash dhe te gjejme agjente jo te kualifikuar, tendencioz ose thjeshte naive.

Ne shqiptareve na ndodh shpesh kjo gje edhe ne rasten e nje pasaporte diplomatike.

E dini pse? Sepse, ne shqiptaret per shkak te politikave te brendshme jo efikase nuk kemi pike prestigji nderkombetare dhe pa fyer ciganet, vendet e Europes na trajtojne me keq se ata.

Madje, shume cingane qe jane rumun, kane edhe nenshtetesi europiane e levizin me te gjitha privilegjet.

Franca eshte nje prodhuese e rendesishme e te Drejtes Nderkombetare, kontribuese e njohese e plote e Gjykates Nderkombetare te Hages.

Ne kete kendveshtrim, jam i sigurt qe edhe pa u bere shume zhurme, Haradinaj do te lirohet dhe nuk ka shanse te eskradohet ne Serbi.

Ka nje parim shume te rendesishem te se Drejtes Nderkombetare sic e kam thene edhe here te tjera, cdo person gjykohet sipas sistemi te drejtesise ku ka konsumuar vepren penale.

Pra, nese Ramush Haradinaj ka bere krime ne Kosove, ai duhet te gjykohet sipas sistemit te drjetesise qe ka Kosova.

Ne rastin tone konkret, per faktin se Kosova ishte ne ndertimin e institucioneve te saj si vend ne tranzicion per sa i perket formes juridike, atehere per akuzat e krimeve te Luftes, Haradinaj eshte gjykuar dy here ne Gjykaten e Hages dhe ka marre pafajsine. Sipas te Drejtes Nderkombetare qe prevalon mbi te drejten nacionale, Franca nuk ka asnje force juridike te vendos ekstradimin e Haradinaj per nje fletearresti nule.

Pse them nule? Sepse, Serbia nuk ka asnje juridiksion te leshoje nje urdher arresti per pretendimin se nje shtetas i nje shteti tjeter ka bere krime po ne nje shtet tjeter, sovran dhe me nje sistem te afirmuar drejtesie e funksional.

Pra, jam i bindur qe autoritetet franceze edhe pse ne nje forme te gabuar, e kam fjalen per nisjen e procedures se ndalimit te Haradinaj, jane te detyruar te ndjekin proceduren, por rezultati do te jete lirimi i Ramush Haradinaj.

Ne kete rast, nuk do te bej nje nder Franca per Haradinaj, for thjeshte do te njoh vendimin e Gjykates se Hages, te cilen e ka pranuar duke e adaptuar ne te drejten nacionale.

Megjithate, arrestimi i Haradinaj me shume se sa nje procedure formale e se drejtes eshte nje zhumer e madhe politike qe do te kete efektet e saj me te medha ne Kosove se sa ne Europe apo ne Rajon!

Kosova me dashje apo jo po hynte ne nje rruge te re te gabuar dhe te rrezikshem.

Ne Kosove u krijuar nje levizje me shume se sa e rrezikshme qe po propagandonde lindjen e Kombit Kosovar dhe identifikimin e ketij kombi me flamurin shteteror.

Ne kete loje ishte edhe demarkacioni me Malin e Zi dhe mbrojtesi kryesor ishte Ramush Haradinaj.

Ky i fundit po sulmohen nga Levizja e Kombit Kosovar, sikur i kishte mbetur ora, sikur ishte demode dhe tashme kontributi i tij nuk ishte i domosdoshem.

Pra, dukej qarte sikur kishte nje tendence per te harruar kontributin e Ramushit dhe te gjithe atyre qe dhane jeten me uniformen e UCK per liri e pavaresi.

Arrestimi i Ramush Haradinaj rizgjoje masivisht ndjenjen kombetare kuq e zi, te cdo shqiptari ane e mbane mboten.

Shpejt shqiptaret u ngriten ne protesta masive ne Londer, Paris e Prishtine duke mbajtur mbi supe, te vetmin flamure kombetare, ate me shqiponjen dykrenare te zeze e me sfond te kuq.

Ndoshta situata ne Rajon, deshira e disa politikaneve shqiptare per pushtet per rreshqitur drejt Lindjes e Putin dhe situata politike ne Maqedoni e kerkonin arrestimin e Haradinajt, per ta kthyer ate me hero se kurre me pare.

Pra, arrestimi dhe lirimi i Ramush Haradinaj do te kete efekte te forta dhe te menjehershme ne politiken shqiptare ne Kosove e po ashtu do te jap nje dimension te ri faktorizimit shqiptar ne Rajon.

Nga Alban Daci

Leave a Reply