Emigrantet shqiptare jane qytetare te braktisur ne meshiren e fatit. Bushati nuk nguron as te kthej pergjigje

Sot, ne mengjes u bo ceremonia mortore te riut Erion Myrtaj qe humbi jeten ne pune ne Certosa, Provincia e Genoves.
Ceremonia mortore u bo sot ne mengjes ne Cornigliano te Genoves mes mijera emigranteve shqiptare te pranishem.
Disa e njihnin personalisht Erionin, sepse kishin punuar ndoshta edhe me te, disa te tjere njihnin familjen e tij te ndershme e punetore, por shume nuk njihnin as Erionin e as familjen e tij, por kishin degjuar ngjarjen e ishin prekur e me pranine e tyre jane perpjekur tu lehtesojne dhimbjen familjareve te Erionit.
Erioni ishte djale i vetem dhe ashtu si shume emigrante te prekur nga kriza e rende ekonomike qe ka perfshire Italine kohet e fundit me shume kishte qene papune. Ai sipas miqve te tij ishte djal punetor dhe ishte munduar te punonte ku te mundte, here ne pizzeri, here trasportues pizza-sh e se fundmi kishte nisur trasport mobiljesh qe eshte nje nder punet me te renda sidomos ne qytetin e Genoves, sepse me ndertesaj e tij te vjetra, shkallet jane te ngushta, ashensoret nuk ka e po ashtu nuk lejohet te perdoren per transport mobiljesh.
Firmat qe bejne transport mobiljesh per te pasur fitim maksimal, perdorin krahun e punes se punetoreve qe paguhet shume pak e nuk perdorin mjetet motorrike qe mundesojne trasportin e jashtem nga dritaret apo fasadat e pallatave.
Erioni po bente transportuesin e disa mobiljeve dhe ishte ndjer keq qe ne mengjes. Ndoshta puna e rende, peshat e renda derisa zemra i pushon ne menyre te papritur.
Genova kohet e fundit ka qene, le te themi, nje vend i mallkuar per emigrantet shqiptare qe kane humbur jeten ne vendin e punes.
Ky seriale ka nisur qe me humbjen e jetes se Albertit ne ndertimin e muzeut te detit e deri tek vdekja e fundit e Erionit.
Ajo qe di dhe ua them me bindje se Sherbimi Konsullor Shqiptar eshte inekzistente dhe Ministria e Jashtme eshte indiferente krejtesisht ne keto ngjarje te renda, ku viktima jane emigrantet shqiptare.
Dje i shkruajta ne whatapp personalisht ministrit Bushati duke e njohtuar per ngjarjen e duke i thene se do te ishte mire pjesmarrja e tij apo e ndonje vartesi te tij ne cermonine mortore.
Jo vetem nuk mora asnje pergjigje, por askush nuk ishte i pranishem ne ceremonine mortore as Ministria e Jashtme, as nga Ambasada e Romes e as nga Konsullata e Milanos dhe kjo e fundit eshte larg me Genoven vetem nje ore e 30 minuta me makine.
Pse valle kjo braktisje e turpshme e emigranteve nga institucionet shteterore. Pastaj kane moral te vijne e te kerkojne Voten e tyre duke bere as obligimet njerezore e jo me shteterore si perfaqesues te Shtetit.
Qofte i lehte dheu per te riun Erion e uroj me gjithe zemer qe ky te jete rasti i fundit qe emigrantet shqiptare humbin jeten ne pune.

Nga Alban Daci