Erdogan, kur feja eshte pasoja e aksioneve personale

Home » Aktualitet » Erdogan, kur feja eshte pasoja e aksioneve personale

By edi on January 1, 2017. No Comments

15220056_1192127910868496_2610693773214125165_nTurqia, po kalon momente te veshtira e kjo per shkak te paqartesise se politikes se jashtme e po ashtu edhe krizes se politikes se brendshme.
Turqia ka qene qe nga koha e sulltaneve simboli i fese islami e disa prej tyre kane besuar fort se perfaqesojne kalifatin.
Shkeputjen e fundit e te rendesishme te kesaj ideologjie e ka bere Ata Turku, iluminist me origjine shqiptar dhe me formim krejt perendimor. Ata Turk beri revolucionin me te madh duke e shkeputur shtetin nga feja e duke ndertuar shtetin laik.
Ai ka lene disa urdheresa qe konsiderohen te shenjta e nje nder me kryesoret eshte laiciteti i shtetit.
Ardhja e Erdogan ne pushtetin i kane thyer rregullat e shenjta te Ata Turkut per laicitetin e Shtetit. Shume mitingje te Edrogan ngjajne si frymezime me ndjenja te forta fetare. Ne disa konferenca e mitingje Erdogan flet thuajse si nje imam fetar. Kjo ka krijuar iluzionin e rikthimit te kalifatit te madh e me te edhe hija e madhe e Perandorise Osmane.
Ne politiken e jashtme ka disa aksione te paqarta ne lidhje me Sirine, Iranin, Kurdet.
Kundershtari me i madhe i Turqise ka qene Rusia e kjo lidhet me te kaluaren historike, por edhe per arsye fetare e pretendime gjeopolitike ne Azine Qendrore.
Vrasja e Ambasadorit Rus ne Stamboll pritej me efekte te forta dhe te egera te Ergoganit kunder Putin, sepse ky i fundit shikojet si armiku kryesor i fese islame dhe islameve.
Pra, Putin identifikohet si personi qe po masakron e bombardon myslimanet ne Siri. Ketu ka edhe hije te tjera te situates Nderkombetare. Ishte nje periudhe qe Presidentit e SHBA shihen nga myslimanet si armiqte kryesore, por pas nderhyrjeve te fundit te Rusise ne Siri, kjo optike ka ndryshuar dhe tashme kercenimi me i madh per myslimanet shihet Lindja e Lindja e Mesme dhe jo me Perendimi apo Europa e ne kete optike te re po ndodh dicka e rende per Turqine qe do te kete pasoja te renda te vazhdueshme.
Per shume myslimane Turqia po shihet si tradhtarja me e madhe e myslimaneve dhe mikja e ngushte e Rusise. Kjo eshte nje gje shume e rende per Turqine e cila me aksione personale dhe me politika te paqarta po e perdor politiken nga suksesin politik ne formen e ndeshkimit me te rende.
Ngjarjet e fundit ne Stamboll deshmojme periudhen e veshtire qe e pret Turqine.
Sigurisht, kjo edhe per faktin se Erdogan dhe Putin shihen di miq te vertete duke sfiduar keshtu historine dhe ndjesite fetare te dy vendeve.

Nga Alban Daci

Leave a Reply