Flamuri i Marinës Detare Shqiptare rikthehet fuqishëm në Mesdhe

Home » Aktualitet » Flamuri i Marinës Detare Shqiptare rikthehet fuqishëm në Mesdhe

By edi on January 18, 2017. No Comments

15976928_1228157190600952_1598900296711668337_n

15977237_1228157293934275_7182905894325247690_n

16002739_1228157347267603_5670787192318493450_n

16003025_1228157327267605_2937801139107373740_n

16105598_1228157090600962_8593920359825678330_n

16142726_1228157320600939_980976185823428058_nShqiptarët që në kohën e mbretit Gent, mbretëreshës Teuta, Pirros dhe Ali Pasha Janinës ka qenë zot i rëndësishëm i Mesdheut e sidomos në detin Adriatik, Jon dhe Egje! Flamuri i Marinës shqiptare edhe në kohën e Regjimit që flitej për ushtri të fortë, ishte mbyllur vetëm në ujërat nacionale për shkak të mbylljes që kishim vendosur kundrejt Botës së lirë.
Është një krenari e madhe fakti që sot flamuri i Marinës Shqiptare rikthehet fuqishëm dhe valëvitë po aq krenar.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli përmes një statusi në faqen e saj zyrtare të facebook të ilustruar edhe me foto njofton nisjen e kontingjentit të ri të Marinës Shqiptare në kuadër të angazhimeve të NATO për parandalimin e fluksit të emigrantëve.
Nisja e këtij misioni dëshmon qartë transformimin që kanë pësuar duke u modernizuar dhe u faktorizuar FA si dhe diferencën e madhe të optikës me Serbët, që akoma mendojnë për trena me frymëzime nacionaliste.
Shqipëria gjithnjë e më shumë është pjesë e proceseve të rëndësishëm të kohës dhe të angazhimeve të NATO, ndërsa “Serbia” me paranojën e saj nacionaliste është e frymëzuar vetëm tek konfliktet etnike.

Leave a Reply