Gjueti shtrigash apo inkuzicion per deputetet

Home » Aktualitet » Gjueti shtrigash apo inkuzicion per deputetet

By edi on January 16, 2017. No Comments

gavel_handcuffs
Me biseda private e kam biseduar me shume miqe qe sapo ka filluar nje gjueti shtrigash per shume deputete.
Problemi eshte nese do e quajme gjueti shtrigash apo inkuzicion!
Politika shqiptare deri para ca kohesh ka qene edhe strehe e te “devijuarve”.
Nocioni i devijances ne sociologji eshte i gjere.
Te devijuarit jane qe nga hajdute pulash, sepse ne zanat dhe juridikisht hajdute quhen e deri ne aksioner bankash, politikane qe vjedhin e zhdukin miliona euro, qe ne literature quhet korrupsion e njerezit qe e ushtrojne quhen te korruptuar.
Te devijuar quhen kladenstinet ne Europe, te arrestuarit per trafiqe ne europe e deri per vrasje.
Politika deri pak kohesh ka qene nje strehe per te keta te devijuar. Po te ishte gjalle Al Capone, Genovese, Lucky Luciano, Toto Rina e mjaft te tjere do te qeshnin me keta te devijuar amatorial qe nuk u ka mjaftuar dashuria e madhe per tu inkriminuar, por kane dashur me cdo kushte protagonizem politik e jo vetem kaq, por edhe demostrim te hapur te lukseve te tyre, bemave te tyre, nofkave te tyre si: skiftera, hajdute te zote, trafikante te forte, mjeshtra te korrupsionit etj.
Te gjithe keta te devijuar qe po sundonin te qete politiken u detyruan te votonin Reformen ne Drejtesi e dekriminalizimin.
Mbaj mend ate nate qe u miratua Reforma ne Drejtesi, nje deputete hajvane, pa shkolle qe nuk e meriton te jete as punonjes kooperative, si rralle here reflektoje dhe u tha ca kolegeve te tjere, se kishin votuar per burgosjen e tyre.
Kjo eshte e vertete, keta te devijuarit nuk votuan vetem Dekriminalizimin, por votuaj burgosjen e tyre dhe pastrimin e tyre nga streha e politikes.
Shikoj shume njerez te ndershem e sidomos te rinj qe janet te demoralizuar per modelet e gabuara te shoqerise e politikes.
Ju them se e kane krejt gabim. Vlerat e njerezve te ndershem dhe intelektualeve do te jene shpejt modeli i vetem i berjes politike.
Do te kete aq shume lufte shtrigash ne Parlamentin tone sa deri ne shpalljen e listave, kryetaret e Partive nuk do te kene me asnje deputet dhe per zgjedhjet e reja do te dalin te lusin vlerat per t’i futur ne lista.

Nga Alban Daci

Leave a Reply