Ish sorianet ne Shqiperi, sot antisorian

Alban+Daci
Kjo puneve e sorianeve ne Shqiperi nuk me tregon asgje me shume se sa karakterin e sahanlepiresve tipik parazitar te shoqerise tone, qe jetojne duke u sherbyer te tjereve, duke manipuluar te verteten ne sherbim te tjereve e duke perbaltosur e sulmuar cdo intelektual me perspektive vetem pse nuk eshte pjese e nenshtrimit te tyre.
Ne SHBA kurre me pare nuk kishte kush guxim te trajtojnte ceshtjen e Sorosit ne nivel kombetar te pakten, sepse Soros ishte pjese e Establishmentit. Doli Trump dhe kushte te drejte dhe vazhdon te kete qe sulmoje Establishmentin dhe po ashtu edhe sherbetoret e tij. Ai e mori si ceshtje serioze Sorosin.
E dini pse? Duhet te qartesojme se Soros ashtu si Gylen nuk jane tradhetar, por vecse se perfaqesojne interesa te caktuara qe nuk jane dhe nuk mund te jene interesat e te gjitheve.
Trump vendosi ta sulmoje Sorosin jo me motivimin se ky po ben politika tradhetare kunder SHBA, por per faktin se ai perfaqesonte Establishmentin qe kishte tentuar me cdo forme “demokratike” te ndalonte fitoren e Trump.
Nese kjo ka ndodhur me te vertete, Soros mund te quhet edhe tradhetar i SHBA, sepse kushdo qe cenon lojen dhe garen e Demokracise konsiderohet edhe armik e tradhtare i SHBA.
Soros ka kohe qe operon ne Shqiperi.
Tek Soros kane punuar persona me vlera, por edhe persona pa asnje lloj vlere, vecse kane pranuar te nenshtrohen pa kushte.
Soros ka bere edhe projekte e programe shume te mira ne Shqiperi. Megjithate, mekati me i madhe i Sorosit eshte se ajo hyri ne ceshtjet politike te brendshme duke sponsorizuar e krijuar nje elite politike qe sot pa frike mund te konsiderohet turpi kombetar.
Kjo elite politike nuk eshte vetem Majtaj, por eshte gjithenandej. Brezi i politikaneve anonim pas 2003 e deri me sot, ne shumicen e rasteve eshte prodhim i Soros. Pra, nese sot kemi keto politikane duhet t’i jemi mirenjohes Sorosit.
Personat qe jane angazhuar tek Soros njihen si persona pa shtylle kurrizore dhe qe pranojne devotshmeri deri ne nenshtrim
Ndryshimi i Establishmentit ne SHBA dhe fitorja e Trump e beri te rrezikshme suksesin e sorianeve ne Shqiperi.
Disa kishin probleme se tashme perfaqesonin institucione te rendesishme e kane paranoje se Trump i njeh si soriane dhe nuk do i qas e disa te tjer, kane frike se Trump ashtu si Erdogan do te filloje gjuetine nderkombetare te sorianeve kudo ku jane.
Cfare po ndodh keto dite? Me te bere betimin Trump e duke shuajtur cdo lloje shprese qorre se ai nuk do te arrinte kurre tek Shtepia e Bardhe, te gjithe ish sorianet e flakte ne Shqiperi na u konvertuan ne anti soriane te betuar.
Pra, sot shtihen me paturpesine e tyre si anti soriane te gjithe ata qe deri dje ne emer te Sorosit kane bere eksperimente politike ne Shqiperine e varfer.
Sa e turpshme dhe qesharake ne te njejten kohe. Keta ish sorianet shqiptare e sot anti soriane te betuar se pari duhet te kerkojne falje per mekatet e tyre qe kane bere ne shume porcese politike shqiptare e po ashtu edhe per manipulimin e apo cenimin e demokracise per shkak te interesave te ngushta e pastaj te konvertohen ne antisoriane.

A. Daci