Jordan Daci dhe Igli Totozani, dy kandidaturat për Avokatin e popullit: ja cili është më favori

Home » Aktualitet » Jordan Daci dhe Igli Totozani, dy kandidaturat për Avokatin e popullit: ja cili është më favori

By edi on January 4, 2017. No Comments

0dxrq9ucKuvendi i Shqipërisë ka çelur garën, e cila u mbyll deri në një afat të dytë, për postin e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar të atij aktual, Igli Totozani. Ky i fundit rikandidon së bashku me Jordan Dacin, me profesion avokat. Daci ka shkruar dhe disa libra si dhe ka eksperiencë në mësimdhënie, dhe fjalët e japin favorit në përzgjedhje. Mund të ketë dhe kandidatura të tjera. Me Reformën kushtetuese të miratuar në korrik, institucionit të Avokatit i shtohen kompetencat. Kjo për rastet kur Presidenti i Republikës nuk i plotëson brenda 45 ditëve listat me kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë, kjo e drejtë i kalon Avokatit të Popullit.

Leave a Reply