Kërcënoi me pistoletë 29-vjeçarin/ Arrestohet autori

Home » Aktualitet » Kërcënoi me pistoletë 29-vjeçarin/ Arrestohet autori

By edi on January 18, 2017. No Comments

pranga-arrestim-c1200x600-420x210Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar për kërcënim me armë.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Sh.B, 28 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas në Lagjen “Skëndërbej” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin B.D, 29 vjeç banues në Elbasan.

Në vendngjarje grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material dy gëzhoja kalibër 7.65 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

Leave a Reply