Kosova rrezikon jo si Krimea, por si Berlini

Home » Aktualitet » Kosova rrezikon jo si Krimea, por si Berlini

By edi on January 19, 2017. No Comments

FB_IMG_1484819593901
Bota eshte ne nje moment te veshtire dhe kjo per shkak te rizgjimit te Rusise.
Ne nje takim qe kam pasur para 5 vitesh me Sekretarin Politik te Ambasades se Rusise, pas nje debati te forte qe pata me te ne fund konkludova:
“Ju (Rusia) nuk keni ndryshuar aspak nga Lufta e Ftohte, thjeshte akoma nuk jeni aq te forte sa te kerkoni hegjemoni si me pare. Putini po e forcon Rusine ne Planin Ushtarak dhe sa te keni rezultate te mira ne forcimin tuaj do te kerkoni perseri ta ndani Boten ne dy pjese e do te kerkoni me politike ose me force t’i rimerrni perseri ish Republikat Sovjetike. Ne Shqiptaret kemi marredhenie strategjike me SHBA dhe ju po ashtu konsideroni vellezee serbet per arsye historike e fetare. Per sa kohe kemi keto optika ne smund te kemi besim e marredhenie strategjike me Ju (Rusine).”
Sekretari Politik i Rusise me kishte thirre per shkak te angazhimeve te mia tek Aleanca Kuq e Zi dhe per shkak se une kisha hartuar e prezantuar e depozituar tek KQZ kerkesen e Referendumit per Bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Debati im me Sekretarin Politik te Ambasades Ruse ne Tirane ishte i ashper dhe ne fund me kerkoje se cfare mendoja per Kosoven? Pergjigja ime ishte kjo: “ashtu sic e dini Ju (Rusia), Kosova eshte toke shqiptare dhe shqiptaret ne Kosove jane vellezerit tane.
Pra, jemi nje Komb i ndare per gjysme dhe procesit i bashkimit eshte i natyrshem dhe heret a vone do te bashkohemi do apo sdo Serbia, doni apo s’doni Ju (Rusia).
Ashtu sic u Bashkua Gjermania ashtu do te bashkohen edhe shqiptaret ne Rajon. Koha do e deshmoje. Mundesia me e mire eshte qe ky bashkim te jete pa koste per te gjithe.”
Pa kaluar kater vite nga takimi im me Sekretarin Politik te Ambasades se Rusise, Rusia u rizgjuar dhe fillojne strategjine e nje Lufte te Re te Ftohte. Nuk kaloje shume kohe dhe sinjal i pare i rizgjimit te Rusise ishte aneksimi i Krimese dhe Lufta me Ukrahinen.
Zyrtarisht ketu ka nisur Lufta e Dyte e Ftohte, e cila nuk ka themel te saj “boshtin ideologjik”, por deshirrn per hegjemoni, nostagji per periudhen Sovjetike, interesa gjeopolitika dhe nevoja per lende te para ne nje gare te re te zhvillimeve ekonomike boterore.
Disa politikane duke perfshire edhe Presidentin Thaci po duan te aludojne se skenari i Krimese mund te perseritet ne Kosove.
Vetem ne nje aspekt keta kane te drejte, se aneksimi i nje pjese te Kosoves mund te behet vetem permes nje konflikti te armatosur me pasoja shume te renda. Me pak fjale, Danubi do te behet i kuq nga gjaku i ketij konflikti.
Mendoj se tashme ka nje skenare per Kosoven e ky nuk eshte i ngjashem me Krimene, por do te jete i ngjashem me Berlinin. Pse? Bota e ndare perseri ne dy blloqe ne Europe (Perendimi dhe Lindja) do te jene sponsor dhe spekaktore te nje konflikti te armatosur mes shqiptateve dhe serbeve.
Ne kete kendveshtrimin ushtarak situata e re ne Kosove do te jete e ngjashme me konfliktin e Korese se Jugut me ate te Veriut.
Serbet ndoshta do te lajthisin dhe nen suportin e Rusise do te sulmojne Veriun e Kosoves.
Kosova me mbeshtetje direkte te NATO-s, faktorit shqiptar (Shqiperise, shqiptareve ne Maqedoni, shqiptareve ne Mal te Zi dhe Diaspores shqiptare) do i japin nje pergjigje te menjehershme Serbise.
Megjithate, perseri Serbia nuk eshte avantazhuar nga Rusia ashtu sic ishte Korea e Veriut nga Kina. Mbeshtetja e Korese se Veriut nga Kina ishte me e thjeshte pasi ishte vende kufitare dhe furnizimi me trupa e mbeshtetje logjistike nga Kina ishte me e thjeshte per Korene e Veriut.
Rasti i Serbise eshte krejt ndryshe. Serbia eshte e kufizuar me vende qe jane te anetare te NATO-s dhe Rusia eshte shume larg per ta ndihmuar.
Nese Rusia do te duhet te ndihmoje Serbine, ajo duhet te shkel hapesiren ajrore te NATO-s dhe nese e ben nje gje te tille dihet kush do te jene pasojat.
Po ashtu, Serbia jo vetem ka perreth vende qe jane anetare te NATO-s, por ka edhe vende qe jane te gatshme te hyjne ne konflikt kunder Serbise nese kjo vazhdon luften per ekspansione ne Rajon.
Kroacia eshte nje nder vendet me te fuqishme ushatarake ne Ballkanin Perendimor, vend pro shqiptar dhe po ashtu krejt anti-serb.
Nese Serbia do te niste aneksimin e Kosoves Veriore, kroatet do te sulmonin te sigurte Serbine, sepse nese nuk do e benin, Serbia do te rivazhdonte nje aksion zinxhire te ngjashem me ato te luftrave me ish Republikat Jugosllave.
Tranzicioni i pushtetit tek Trump po behet ne nje momente delikate qe po kalon Bota e ky proces ka krijuar nje boshllik te madhe ne Zonen e Influences Perendimore.
Kete po e perdor shume mire Putin duke deklaruar se nese dikush sulmon Serbine ka sulmuar Rusine. Mandje ai ka treguar se Rusia e sotme nuk eshte as Rusia e ’95 e as e ’99.
Mendoj se per Kosoven mund te kete nje skenare te ngjashem me Gjermanine per ta ndare ne dy pjese.
Ky skenare nuk duhet te tolerohet nga shqiptaret qe duhet te pranojne me mire perballje ushtarake se sa ndarjen.
Ne nje perballje ushtarake shqiptaret nuk do te humbin me shume se sa do te humbisnin nga pranimi i ndarje “paqesorje”. Ne termat ushtarake quhet ndarje e diktuar.
Ndersa sa i perket Rusise, jam i bindur se nuk ka asnje interes te nderhyrje ne nje konflikt te armatosur per Serbine.
Pse? Ne situatat aktuale Perendimi ka fituar permes NATO-s duke e cuar kufirin e Perendimit deri ne Ukrahine.
Ne keto kushte Rusia nuk ka pse te bej nje konflikt te armatosur per nje Republike si Serbia qe eshte larg zonen se saj te influences. Megjithate, Rusia duke perdorur disa paaqartesi qe po kalon Perendimi, po vazhdon lojen e blofit derisa “t’i has sharra ne gozhde”.
Kosova dhe Shqiperia duhet te vazhdojne te forcohet ushtarakisht dhe te rrisin bashkepunimin me SHBA dhe NATO-n e duhet te jene te gatshme per cdo lloj situate qe mund te krijohet ne Rajon.

Nga Alban Daci

Leave a Reply