Kur Blushi imiton keq Grillon!

Home » Aktualitet » Kur Blushi imiton keq Grillon!

By edi on January 7, 2017. No Comments

libraBlushi paska deklaruar, se zgjedhjet e forumeve të “Libra-s” do të votohen edhe online. Madje, Blushi dhe shtypi përdorin shpesh termin “Partia Libra”. Është e drejtw të ketë një sqarim për të gjithë, nëse kjo “Libra” është parti, apo aspiron të bëhet parti, sepse juridikisht dhe politikisht janë dy gjëra të ndryshme.

Nëse “Libra” është parti, do të thotë se janë mbledhur 3500 firma, ose të paktën ky numër është deklaruar i ligjshëm nga KQZ dhe është regjistruar si Parti. Pse e them këtë? Sepse, Blushi po luan shumë mes termit online dhe termit parti. Ai thotë se deri tani “Libra” ka mbi 10 mijë anëtarë online, në kuptimin ligjor dhe politik kjo do të thotë nulë.

Nëse do i hyjmë kësaj teorie, atëherë Rama, Balla, Ndocaj, etj,  që kanë numër të madh friends kanë të gjithë elektoratin e Shqipërisë dhe automatikisht disa nga ato online të Ramës, Ballës apo edhe të tjerëve na paskan aplikuar edhe onlinë tek Blushi.

Pra, forca që kërkon të dëshmojë Blushi online është zero në terma elektoral dhe politik. Kjo duke u nisur nga fakti, se mes botës virtuale dhe reale ka shumë ndryshime. Në botën virtuale, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë apo edhe brenda, aplikojnë e regjistrohen në web-site, qoftë edhe partiake, por shumë pak prej tyre përkthehen në vota.

Pra, është e ndershme që Blushi apo ndonjë përfaqësues i tij, të deklarojë nëse i ka mbledhur ato 3500 firma dhe nëse “Libra” është regjistruar si subjekt politik, pra si parti në KQZ. Nëse kjo nuk ka ndodhur akoma, atëherë po flasim për tym dhe për asgjë konkrete. Dikush mund të aludoj se 3500 firma janë pak. Unë, ju them se e kanë shumë gabim, sepse është një proces kompleks dhe nuk përjashtohet mundësia për të dështuar.

Tani, le të kthemi tek titulli dhe të argumentojmë pse Blushi e imiton keq Grillon?

Ka disa argumente që e vërtetojnë këtë gjë.

  1. Grillo fillimisht u bo i famshëm si komik dhe pastaj si politikan. Ndërsa, Blushi ishte politikan dhe po bëhet shkrimtar duke u frymëzuar tek Rama. Pra, Grillo përdori aftësitë e tij dhe talentin për të bërë politikë e ndërsa Blushi përdori politikën dhe inatin me Ramën për tu bërë shkrimtar i fashëm.
  2. Grillo fillim e mbarim ka qenë një outsider. Pra, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e sistemit dhe e ka luftuar atë, por me të hyrë në politikë, u bo me qesharak se sistemi. Blushi, gjithmonë pjesë e sistemit, ministër, deputet për shumë kohë, për inate ka dal sikur është kundër sistemin, kur në fakt inspirohet pikërisht nga sistemi.
  3. Grillo ka besuar shumë tek forca e sociale network duke e bërë shumicën e betejave të tij online. Kjo ka pasur të mirat dhe të këqijat e saj. Së pari, kandidaturat dhe statura e njerëzve të futur në politikë nga Grillo ka qenë në nivelet qesharake dhe jo vetëm kaq, shumë prej tyre janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion me të marrë privilegjet e pushtetit.  Shumë politolog mbeten të idesë së politika është çështje serioze dhe duhen njerëz serioz dhe me përgatitjen e duhur.

Blushi ashtu si Grillo kërkon të bëj namin në politik në versionin online, pra virtualisht. Tani ku qëndron çështja? Shqipëria dhe Italia janë dy vende me natyra të ndryshme sociale, me zhvillime të ndryshme teknologjike, intelektuale.

Italia është një shoqëri shumë e hapur dhe e avancuar. Ndërsa Shqipëria është një shoqëri tradicionale. Italianët janë një popull që lexojnë shumë më shumë se shqiptarët. Italianët shumicën e studimeve nëpër universitete i kanë tashmë në version online, librat shumicën i shkarkojnë dhe i lexojnë online e po ashtu edhe konsultimet akademike.

Ndërsa, në Shqipëri ndodh, që nëse dikujt i bën një urim më të gjatë se tre rreshta në facebook është e sigurt që nuk e lexon. Ne kemi shumë zona, që interneti akoma nuk është pjesë e rëndësishme informimi dhe nuk është mjet i besueshëm komunikimi.

Megjithatë, përtej kësaj, shqiptarët duan që politikanit t’i prekin dorën, të pinë një gotë raki me të, ta ulen gjunjë me gjunjë, ta shikojnë përballë.

Blushi, ndoshta e ka të vështirë të ulet me qytetarë të thjeshtë, të “pisët”, të varfër, se helbete, ai është i madh, është shkrimtar, është njeri që i pëlqen zyra, kompjuteri, meditimi apo filozofimi. Megjithatë, nuk kemi çfarë t’i bëjmë, kështu janë shqiptarët, mirë apo keq dhe politika bëhet me popullit që ke dhe jo duke ëndërruar me importuar në popull të ri sipas vizioneve e fantazive që shumica mund të kenë të drejtë t’i quajnë edhe lajthitje.

Blushi ka lëshuar një projekt të ri politik, “Libra” që ai mendon që do të jetë tërmeti i politikës shqiptare. Tani u bënë ca muaj që Blushi e ka linçuar “Libra-n”, akoma s’kam parë takime të Blushit me të varfrit edhe pse flet gjithë kohës për ta, akoma s’kam parë një takim të Blushit me zonat që kanë problemi zhvillimi ekonomik edhe pse gjithë kohës flet për ta.

Blushi nuk është parë deri më sot të hyj në rrugët që janë të pashtruara e duhen çizmet, nuk është parë në zonat e bllokuara me borë apo që nuk kanë mundësi të ngrohen.

Tani, me të vërtetë kjo lëvizja e tij quhet “Libra”, po nuk mendoj se do e bëj tërmetin në Shqipëri me 10 mijë persona online, me foto nga selia, apo duke hapur biblioteka nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.

Blushi me këtë termin “Libra” dhe me mondanitetin e tij ka mundësi të jetë aq shumë para vendit dhe qytetarëve të vetë, që as vetë nuk e kupton realitetin që e rrethon.

Blushi siç e kam thënë edhe herë të tjera, ka thuajse 20 vjet në politik, ka pasur poste e privilegje, disa të merituar, disa qyl e disa të tjera falë fatit.

Megjithatë, Shqipëria është kjo që është dhe sot, problemi më i madh i shqiptarëve nuk është se nuk kanë libra të lexojnë, nuk janë të dashuruar me dijen dhe shkollën, por ata trashëguan para 2013 një gjendje të mjerueshme ekonomike dhe modele të gabuara sociale. Pra, ata kanë trashëguan periudhën e zezë të para 2013, kohë në të cilën Blushi ka qenë edhe ministër.

Pra, Blushi, po tenton të imitojë në formën e gabuar Grillon, në një vend si Shqipëria me një shoqëri shumë të ndryshme nga ajo italiane.

Pas tërmetit që Blushi po tenton të bëj me 10 mijë persona online, tani duhet të presim deklarata të ngjashme me atë të Grillon, se Europa nuk bën, BE nuk bën, euro nuk bën dhe çdo gjë e bërë në historinë e shtetit është bërë gabim! Pra, njerëz që jetojnë në absurditet dhe në fantazitë e gabuara dhe të dëmshme.

Leave a Reply