Kur fenomeni Kaubojs behet trendy i kohes

received_710058592494782

received_710058572494784

received_710058632494778

received_710058619161446

 

received_710058599161448

received_710058645828110Politika shqiptare ishte mesuar me ate stilin e saj klasik e te vjetersuar.
Politika shqiptare eshte e mbushur me politikan qe nuk kane guxim apo kuraje te thyejne tabute. Ndoshta nuk kane as formimin e as historite e tyre individuale per ta bere, sepse shumica prejt tyre kane rregullin e turmes “ndjekin” me fanatizem rregullat dhe stilet e udheheqesve qe i trajtojne si numera.
Te vetmin trend qe kishte njohur politika ishte ai viteve ’90, kur oppzita e asaj kohe vishej me pardesite e bardha.
Pas asaj periudhe politika shqiptare dukej sikur nuk kishte forcen te eskperimentonte me leadershipin.
Ne Parlament dukeshin te gjithe si gjimnazist te veshur me nje uniforme. Keshtu ngjante dhe operati i tyre politik. Te gjithe ne nje mendje edhe kur ishte e gabuar!
Kjo tabu u thye me ardhjen e deputet Ndocaj ne Parlament. Ai me origjinalitetin e tij erdhi me kapelen Kaubojs, sepse i pelqente e ndoshta ndjehej edhe kaubojs, tek fundit e drejta e tij per shije! Ai, nuk pranoj ta heq kapelen per te veshur uniformen e klases ne Parlament. Tabuistet, te habitur, tentuan ta vendosin ne loje, por faktikisht nuk po e kuptonin se ata ishin vete loja.
U munduan ta vene ne loje Kaubojsin per kapelen e tij e ai vazhdoje te mos shqetesohej dhe mandje te deshmonte me fakte, se te gjithe shqiptaret jane Kaubojs. Disa nga ata te “medhenjt”, te lindur e rritur tek Blloku ose mbrapa 15 kateshit, nuk e pranuan, sepse kaubojs sipas tyre ishte “lobqar”. Atehere W. Bush, Regan, Trump e shume njerez te fuqishem te Shtepise se Bardhe qenkan krenar se jane lobqare, ne keto kushte edhe Ndocaj u ndje komod.
Keta njerezit e “Blloku”, ashtu sic edhe historia deshmon ndoshta nuk e dine se fshati ka prodhuar qytetin dhe qyteti ne vetevete eshte forma e organizimit urban per hallexhinjte per ata te varfer qe punojne ne zyra dhe jane burokrate.
Ndersa kaubojset ishin ata qe me betejat e tyre far west ndertuan Ameriken qe ne njohim sot.
Edhe pse keta “bllokiste” menduan ta vene ne loje Ndocaj, ata nuk e kuptuan kurre se ne te vertete ata ishin loja, pra naviteti i tyre per fenomenet sociale dhe per forcen me qene vetevetja.
Shpejt, Kaubojsi eshte bere trendy i kohes duke e pranuar njerezit me me reputacion ne politike, gazetari dhe ne media apo ne shoqeri.
Me fotot e me poshte ju tregojme personat qe kane pranyar me kenaqesi se jane Kaubojs.
Aty, mungon Kryeministri, sepse nuk ka foto, por ne nje mbremje ne prani te gjithe drejtuesve te PS e ka pranuar kapelen qe i ka dhuruar Eduarti me dedikim dhe tashme ndodhet ne arkivat e Kryeministrit.

Nga Alban Daci