Kush eshte Jordan Daci,  zyrtarisht kandidat per postin e Avokatit te Populli?

0dxrq9ucKa një karrierë të shkëlqyer profesionale dhe akademike në të cilën pjesën më të madhe e zënë pikërisht të Drejtave të Njeriut që janë edhe detyra e Avokatit të Popullit.

 

Jordan Daci, ne ushtrimin e profesionit te tij njihet për profesionalizëm, ndershmëri dhe integritet maksimal. Ai ka marre vleresime maksimale ne cdo lloj angazhimi profesional qe ka bere ne nje karrier relativisht te gjate, 15 vjecare ne fushen e se drejtes.

Përkushtimi dhe angazhimi fushën e të Drejtave të Njeriut per Jordan Daci është jo vetëm një dëshirë dhe orientim profesional, por edhe një pasion jete, të cilin e ka ushqyer që në kohën e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë, gjatë studimeve në master, po për të Drejtat e Njeriut e me radhë. Pra, pjesen me te madhe ne formimin e tij akademik e profesional e zene pikerisht te Drejtat e Njeriut

 

Nese i referohemi CV-së  se Jordan Daci do te verejme një karrierë profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë vendit duke numëruar rreth 15 vite përvojë pune si jurist. Përveç shkollimit, gradave shkencore dhe titullit akademik “Profesor i Asociuar”.

Jordan Daci ka kryer edhe kurse të shumta kualifikimi dhe kurse studimi pasuniversitare afatshkurtra dhe afatgjata, një pjesë e mirë e të cilave janë në pikerisht ne fushën e të drejtave të njeriut, çështjeve gjinore etj.

Në kuadër të kësaj përvoje mund të përmendim: disa vite si këshilltar ndërkombëtar pranë Qeverisë së Kosovës. Pedagog dhe së fundmi profesor edhe me titull që nga viti 2004 i lëndës së të Drejtave të Njeriut, i të Drejtës Kushtetuese dhe i disa lëndëve të tjera. Autor dhe këshilltar i jashtëm reformës legjislative për sistemin e inspektimit të vitit 2012 në RSH (Projekti BERIS), ku ne rolin e specialistit ka ndryshuar 80 ligje, projektet e të cilëve janë miratuar nga Kuvendi i RSH pas asnjë ndryshim. Ka shërbyer edhe si Këshilltar i Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe i Ministrit të Financave, avokat në të gjitha shkallët duke përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Jordan Daci eshte autori dhe bashkautor i disa raporteve ndërkombëtare për sistemin e drejtësisë si JRI 2008 (ABAROLI mbështetur nga USAID), Raportues për Gjyqësorin për Shqipërinë OSBE-ODIHR 2009, Raportin e Vlerësimit të Reformës së të Drejtës Penale ABAROLI (mbështetur nga USAID) Regional Rule of Laë Netëork shtator 2016.

Jordan Daci eshte fitues i konkursit ndërkombëtare të JucticeMakers të organizatës ndërkombëtare Internatinal Bridges to Justice për vitin 2014 me një projekt për të Drejtat e Njeriut.

Jordan Daci eshte autor i librit universitar për lëndën e të Drejtave të Njeriut me të cilët studiohet kjo lëndë në të gjitha universitetet e Shqipërisë, Shkollën e Magjistraturës dhe në disa universitete në Kosovë.

Jordan Daci eshte utor i një monografie tjetër në proces botimi dhe i 36 kumtesave në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare të universiteteve të mirënjohura si ai i Goethe University ne Frankfurt, Universitetit të Pragës, Akademisë së Shkencave të Moldavisë dhe Austrisë, Universitetit të Nova Goricës, etj.

Jordan Daci eshte autor i 34 punimeve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Punimet e z. Daci ne  pjesen më te madhe janë në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe janë cituar nga shumë autor nëpër botë.

Kjo gjë vërtetohet lehtësisht me një kërkim në Google Scholar apo nëpërmjet platformës “Web of science”.

Jordan Daci eshte njohes i shkëlqyer i gjuhës angleze, Italiane dhe njohës shumë i mirë i gjuhës Turke dhe ka njohuri bazë të gjuhës Serbo-Kroate.

Jordan Daci, ka moshën, energjinë dhe motivimin e duhur që të jete mbi palët dhe në nivelin e duhur të detyrës për ta shndërruar AP në një institucion model në RSH.

Z. Daci ka deshmuar që di të shkëlqeje dhe të mos dështojë në përmbushjen e detyrave profesionale qe i jane dedikuar ne nje periudhe relativisht te gjate me angazhime te rendesishme si brenda dhe jashte vendit profesional.