Kush i fiton zgjedhjet e 2017? 

Home » Aktualitet » Kush i fiton zgjedhjet e 2017? 

By edi on January 4, 2017. No Comments

fb_img_1483367952704Artan Hoxha ka hapur diskutimin kush fiton zgjedhjet e 2017. Ne fakt Artan Hoxha nje nga gazetaret me te mire te kronikes, nuk ka bere parashikim se kush fiton, por ka bere ate qe bejne analistet shqiptare te futbollit, qe kur parashikojne nje ndeshje thone te tre tezultatet jane te mundshme: 1-2; 2-1 dhe 1-1.

Ai parashtron gjashte variante te gjitha te pranueshme si kombinime matematikore duke pasur parasysh te dhenat mbi tavoline, por te pamundura ne realitet.

Edhe pse eshte shpejt per te analizuar dhe per te nxjerre fitues, une i sfidoj te gjithe parashikuesit shqiptare te futbollit, se fituesja e zgjedhje te 2017 do te jete PS, e cila do te kete iniciativen per te krijuar Qeverine e re.

Pse? Partia Socialiste eshte partia me e organizuar politikisht dhe me strategji konkrete zgjedhore. Te gjitha pergatitjet e reja strukturore te PS jane vetem ne sherbim te zgjedhjeve te reja. Me zgjedhjen dhe emerimin e koordinatoreve te rinj te bere nga Asemblea Kombetare, PS eshte partia me e forte sot per sot dhe me e pranishme ne gjithe territorin. Kjo u duke qarte ne fitoren e Dibres dhe Kolonjes.

LSI, forcen e saj e ka tek drejtoret, por shume prej tyre kane probleme te natyres  penale dhe nuk do te kene shanse  te sillen e te blejne vota neper qendra votimi. Po ashtu reforma ne Drejtesi eshte nje goditje e forte per fenomenin LSI.

Kjo e fundit  ka plote probleme te natyres juridike dhe do te jete ne qender te vemendjes  te nderkombetareve per shit-blerje te votave apo tjetersim.

LSI, eshte perfolur gjithmone  per blerje apo manipulim te votave  dhe kete here do e kete shume te veshtire te bej ate qe ka bere ne cdo zgjedhje.

Heqja e mandatit te deputetit te LSI eshte nje sinjale i qarte per kete subjekt dhe per marredheniet qe duhet te kete me ligjin.

PD,  eshte ne ditet me te keqija. Konsumim figurash, struktura te degraduara dhe mos ekzistente ne periferi dhe mungesa totale e strategjive elektorale. PD akoma ec me idene se me 1 mije tropojane merret pushteti. Ndoshta ne kete 1 mijesh kete here do te shtohen edhe ca qindra dibrane meqe Luli ne fushaten e Dibres pranoje se eshte dibrane. Sigurisht nese nuk harron deri ne zgjedhjet e 2017 e nuk na del tiranse.

Po ashtu PD nuk ma aleate qe bejne diferencen. PR, LZHK, PDK jane subjekte ne zhdukje e nuk fitojne asnje mandat.

Keta nxjerrin deputet vetem nese do te perfshihen ne listat e PD. Atehere jo vetem qe keto fitore nuk i sherbejne PD, por zvogelojne numrin  real te perfaqesimit te PD ne Parlament. Nard Ndoka edhe pse ishte deputet i PD nga 2013 deri me sot e ka nderruar dy here kahun politik. Per kete arsye nuk besoj se Basha do te aplikoje si Berisha perfshirjen e “aleateve” ne listat e PD!

PS, po ashtu ka edhe figura te tjera ne pamje te pare te pavarura, qe do te fitojne ne menyre te “pavarur” mandat e pas fitores do i bashkengjiten Grupit Parlamentar te PS.

Pak a shume si skema e Shkodres ne zgjedhjet e 2013. Ne keto zgjedhje kjo skeme mund e ndoshta  do te aplikohet edhe ne qarqe te tjera. Po ashtu PDIU eshte e do te jete nje faktor i rendesishem ne favor te PS.

PS, fiton zgjedhjet e do te kete te drejten kushtetuese per te krijuara koalicionin si partia me e madhe me vend, nese do te bashkohet LSI me te kjo sigurisht nuk ka dilema, sepse opozite per LSI do te thote fundi politik per te!

Nga Alban Daci

Leave a Reply