Ligji i Vettingu-t, Kushtetuesja pritet të zbardhë vendimin e arsyetuar

Gjykata Kushtetuese pritet që këtë të mërkurë të zbardhë vendimin e arsyetuar për ligjin e Vettingut.

gjyqtaret_960x401_752Në fund të muajit dhjetor kjo gjykatë mori vendimin për rrëzimin e kërkesës së PD për anti-kushtetutshmëri të këtij ligji.

Pak ditë më parë deputeti socialist Ulsi Manja i kujtoi gjykatës Kushtetuese se po shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit duke vonuar zbardhjen e plotë të vendimit.