Morali politik i Blushit duhet të nis nga transparenca

blushi-hafiziSistemi politik shqiptar problem serioz ka financimet e partive. Taulant Balla, kryetar i Komisionit të Çështjeve Zgjedhore, një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore e ka orientuar në kahun e transparencës së financimit të partive. Megjithatë, është e papranueshme, kur persona që kanë vite në politike, shtiren sikur s’kanë qenë asnjëherë në politike, sikur s’kanë faje e për më tepër përmes propagandës naive kërkojnë të manipulojnë shqiptarët sikur janë model krejt i ri, jashtëtokësore, që nuk vjen as nga sistemi diellor, po diku larg e shume larg.

Ky është padyshim modeli Blushi!

Lexova me vëmendje shkrimin e Mero Bazes tek gazeta “Tema”, në lidhje me transparencën e Blushit, të kaluarën e tij dhe për të famshmen sallë tek Plaza me çmimin 50 euro.

Ne, që jetojmë në Tiranë dhe jemi marrë me aktivitete dhe konferenca i dimi mirë çmimet që kanë sallat. Madje, as salla e Muzeut Kombëtar, nuk kushton me pak se 100 euro dhe jo më salla e një hoteli me 5 yje (plus) si Plaza. Kështu që çmimi 50 euro është një manipulim i qartë. Ndoshta mund të ketë pasur sponsor e konto, se helbete, në politikë çmimet variojnë sipas personave që qëndrojnë mbrapa. Ndoshta edhe “Libra” e Blushit duhet të ketë sponsorët e saj.

Mero në shkrimin e tij të publikuar tek “Tema” është marrë edhe me detaje të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Blushit.

Me këtë pjesë nuk dua të merrem, sepse ajo është e faktuar dhe njihet nga shumica.

Mikja ngushtë e Blushit dhe bashkëthemeluesja e “Libra-s” është intelektualja shkodrane, Mimoza Hafizi, që mori guximin të flas në foltoren Parlamentit për minimumin jetik, sikur, ajo ishte njeriu më i varfër në Shqipëri dhe ishte sensibile për të varfrit. Është kollaj të bëjmë moral si vëzhgues, por kur është fjala për dhënë kontribute të drejtpërdrejtë në shoqërinë dhe në zhvillimet e saj është aq shumë e vështirë, sa disa dalin mashtrues dhe disa hiprokritë.Zakonisht ato që falsin më shumë për të varfrit, kanë abuzuar më shumë në emrin e tyre. Është si fobia, që njerëzit që e kanë fobi një gjë e përmendin më shumë me mashtruar vetën sikur po e sfidojnë.

Intelektualja Hafizi e ka bashkëshortin një ndër biznesmenët më të fuqishëm të vendit e kjo gjë nuk është problem. Përkundrazi, duhet të urojmë që Shqipëria të ketë sa më shuam sipërmarrës të rëndësishëm, por jo nga ata që i dërgojnë para në banka jashtë shtetit, por nga që të ardhurat i investojnë për seri në ekonominë e vendit e kështu kontribuojnë për të ndryshuar standardin e jetës edhe të atyre shqiptarëve që fati apo politika nuk u ka trokitur ne derë.

Pra, të jesh sipërrmarrës nuk është problem, por problem është nëse pushteti përdoret për suksese private e në këtë raste quhet konflikt interesi.

Bashkëshorti  i znj, Hafizi, z. Hasan Hafizi është pronar i kompanisë Albavia dhe ka nënshkruar një kontrate 160 milion dollarë për rrugën Qukes-Qafplloce.  A kemi të bëjmë në këtë rast me një konflikt interesi duke pasur parasysh se është bashkëshortja e një deputeti? Nuk më takon mua të arrij në këtë konkluzion! Dua të them që në raste e verifikueshme të një konflikti interesi, mandati i hiqet kujtdo që e ka konsumuar një “vepër” të tillë dhe nuk ka diferenca se subjekt përfaqëson! A ka lidhje bashkëshorti i deputetes me njerëz të LSI? Sektorin e transporteve dihet se kush e ka! Tenderët për rrugët dihet se si bëhen në Shqipëri. Megjithatë, përsëri nuk më takon mua të nxjerrë përfundime apo vendime. A ka lidhje LSI me lëvizjen e Blushi? Dëshira e kahershme e LSI ka qenë përçarja dhe copëtimi i PS e kjo justifikohet nga dëshira për maksimalizuar pushtetin ose për të mbijetuar politikisht.

Levizja e Blushit është krijuar me idenë për të dobësuar PS edhe pse realisht nuk do e ketë efekt! A është e lumtur LSI nëse PS dobësohet? Sigurisht që po, në kushtet e makiavelizmit shqiptar!

Nga Alban Daci