Nami pse iku Lela! PD thuajse eshte ne zi nga ky akt i papritur! 

 

henri-cili-sali-berisha-aleksander-frangaj1-640x360Paska ikur Lela nga “Mapo”! E pastaj ku qendron ketu problemi? Se pari, Lela me “Mapon” apo me pronarin e saj ka pasur nje marredhenie mes privatesh e deri ketu krejt ok!

Lela, jo vetem eshte larguar duke prishur nje marredhenie mes privatesh, por na ka bere edhe nje deklarate qe na duket deri ne formen e kushtrimit.

Xhanem perse duhet ta bente nje deklarate te tille? Kur filloje pune tek “Mapo”, nuk beri kushtrimin e nje nisje te nje misioni te “shenjte”, por pranoje te lidhte nje kontrate mes privatesh.

Ne kushtrimin e tij pikelluese, Lela tregon tre opsionet qe i ka dhene Cili dhe qe ka zgjedhur te dytin, ate te mesimdhenies.

Ai, e justifikon  “doreheqjen” e tij per shkak se ai nuk qenka dakord per nje “mandat te dyte te Rames”.

Puro hipokrizi! Se pari, ashtu sic e pranoje ai, ai nuk eshte dorehequr, por eshte larguar.

Cdo gazete apo organ shtypi ka politiken e tij redaksionale dhe per ata qe e njohin fushen nuk ka te bej me nderhyrjen profesionale apo me cenimin e shtypit te lire.

Pastaj, as vete Lela nuk duket aq i lire sa shtiret, sepse nese nuk eshte dakord me nje mandat te dyte te Rames, atehere eshte dakord me nje mandat te pare te Lul Bashes. Asgje e keq deri ketu! Secili ka te drejten e tij te zgjedhe llogoren qe deshiron, por jo te behet hipokrite derisa te bej thirrje publike permes nje kushtrimi sikur  ai eshte njeri i idealeve.

Me shume se besnik i diealeve, Lela me duke me shume besnik i bindjeve te tij politik e sigurisht, ai beson tek Basha ashtu sic i vinte mire ne  llogari Cilit kur kishte interesa te mbeshteste Berishen e per pasoje edhe Bashen.

Nese e marrim popullorce ashtu sic duket ne te vertete, Lela nuk eshte idealiste, sepse idealiste pranojne te izolohen dhe te jetojne ne kushte te veshtira duke mohuar cdo forme nenshtrimi.

Kete nuk e shikoj tek Lela perderisa ky i fundit ka pranuar perseri ne marredheniesh privatesh te kete “Boss” Cilin duke punuar si pedegagog per te!

PD-istet e deshperuar, jo te gjithe se shumica kane marredhenie pune dhe interesash me Cilin, e kane marre largimin e Leles si nje ogur te zi. Qesharake! Madje, shkojne me tej duke e konsideruar largimin e Leles e po ashtu edhe te drejtorit te ABC si cenim te shtypit te lire! Cfare hipokrizie! Pse, kur shtypi eshte me PD eshte i lire e kur eshte kunder PD eshte i kontrolluar.

Te gjithe jetojme ne Shqiperi dhe e dime historine e shtypit shqiptar. Per tete vite qe ishte ne Pushtet PD e dime shume mire se sa i pavarur ishte shtypi.

Ky Cili qe sot mbron Ramen, dje ne cdo studio mbronte me dashuri te madhe Berishen!

Rama ashtu si Berisha nuk eshte naive dhe e di shume mire se neser Cili do te jete prape kunder tij!

Ky eshte cilki i “pushtetit te pavarur” qe ka prodhur sistemi politik shqiptar ne keto vite tranzicioni.

Ndoshta eshte me mire per PD qe te investoje me shume ne media dhe ne njerez qe jane te zote te merren me kete pune se sa te besoj tek besnikeria e Cilit!

Nga Alban Daci