Ndocaj ju përshëndet nga Washingtoni

Home » Aktualitet » Ndocaj ju përshëndet nga Washingtoni

By edi on January 20, 2017. No Comments

20170119_225801

20170119_225906

20170119_225834

IMG-20170119-WA0002Para tre vjetësh vazhduan Unë dhe Eduarti një rrugë për të cilën ishim të vetëdijshme se ishte e vështirë. Në nisjen tonë dukeshim një pikë ujë në oqean. Përballë kishim një Establishment që dukej se ishte e pamundur për ta sfiduar ose edhe për tu bërë pjesë. Dukej sikur kishin vendosur të gjithë bashkë, se Unë dhe Eduarti nuk duhet të ishim pjesë e tyre, sepse hapësira që ata kishin ishte e zënë dhe ishte shumë e shtrenjtë për tu ndarë edhe me ne. Pra, e thënë me pak fjalë ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk mund të kishte vend edhe për ne.
Megjithatë, kundër rrymës e kundër të shumicës Unë dhe Eduarti vendosëm të luftonin në drejtësinë tonë. Lufta jonë nuk ishte kundër tyre, por ishte pro asaj që ne mendonim dhe besonim se ishte e drejtë.
Trumpizmi, siç njihet sot dhe që nesër konkludohet me betimin e Donald Trump si Presidenti i SHBA, është mënyra e të bërit politikë krejt e re dhe kundër estamblishmentit. Nëse është kështu atëherë Unë dhe Eduarti paskemi qenë që në fillim iniciuesit e filozofisë politike të “Trumpizmit” në Shqipëri.
Nga fillimi ynë, ditë pas dite ofruam modele të reja të komunikimit politik, optika të reja të bërit politikë që me thënë të drejtën ishin përpara në kohë me realitetin shqiptar, ku vendosëm t’i efokondomin.
Establishmenti ekzistues, në fillim na mori me qeshje, me tallje, mund të na ketë konsideruar naivë apo “jashtëtokësor”. Megjithatë, ne nuk u imponuam dhe nuk u ndalëm, por vazhduam rrugën që kishim nisur sipas optikës tonë të pandryshuar për asnjë moment.
Sigurisht strategjia e komunikimit dhe strategjia politike që kemi aplikuar dhe kemi në mendje për në vazhdim janë çështje profesionale që nuk kemi ndërmend ta rrëfejmë. Një gjë është e sigurt se strategjitë tona kanë pasur dhe janë më të suksesshmet.
Sot, Eduart Ndocaj është një noterieta në Politikën shqiptare, është mbi palët dhe më i fortë se disa palë. Ai qëndron mbi institucionet dhe shumë herë ka më shumë forcë se ta. Kohë më parë kam shkruar se Eduart Ndocaj vlenë sa shumë ministra e disa deputetë. Këtë disa të Establishmentit mund ta kenë marrë si lajthitje timen. Koha si dëshmitare e proceseve për çdo sekondë, minutë, orë, ditë, javë e muaj po dëshmon se Unë dhe Eduarti kemi qenë gjithmonë një hap para proceseve që do të ndodhnin dhe do të vijonin në realitetin politik shqiptar dhe jo vetëm.
Në Shqipëri për fat të keq suksese maten me shumën e parave që dikush ka vjedhur, me postet që ka marrë në Shtyllat e Shtetit apo në pazaret politike.
Unë dhe Eduarti nuk ishim lakmitarë të këtyre. Ne, besonin dhe besojmë në një diçka më të madhe, në të cilën mundësia për të lënë gjurmë është e sigurt dhe e plotë. Pas, dy vitesh betejash, Unë, jam shumë i lumtur që sonte kemi konkluduar me marrjen e Ftesës Zyrtare të Eduartit për të marrë pjesë në Ditën e Betimit të Presidentit Trump.
Në Shqipëri persona që kanë qenë Ministra, Kryeministra, Kryetar Opozite, Partie e Presidentë po tentonin dhe nuk po ja dilnin të merrnin ftesën e shumë pritur për Betimin e Presidentit Trump. Kjo dëshmoi qartë dështimin e Establishmentit dhe të Institucioneve Shtetërore për të qenë në një event shumë të rëndësishëm siç është ai Betimit të Presidentit Trump.
Sonte, ne publikuam Ftesën e Eduartit. Pra, sonte Eduart është faktori i katër më i më i rëndësishmi në Shqipëri. Pas, Ramës, Metës, Bashës vjen Eduarti. Nëse e shikojmë me realizëm Eduarti është faktori mbi palët dhe më i rëndësishëm, sepse Eduarti nuk ka përdorur forcën e Institucioneve të Shtetit për të siguruar ftesën. Kushdo që përfaqëson një institucion të rëndësishëm shtetëror në teori duhet ta ketë më të thjeshtë për të lobuar dhe për të marrë pjesë në evente të rëndësishme, por këtë herë nuk ishte kështu.
Më parë kam shkruar se Eduarti është i vetmi deputet me një notarietet të rëndësishëm ndërkombëtarë e këtë e kam konfirmuar në vizitën e tij të parë në SHBA të bërë pak muaj më parë, ku Ndocaj u takua me shumë senatorë, kongresmen, guvernatorë e personalitete të tjerë. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për një person që kishte më pak se një vit që ishte deputetë. Në Shqipëri për 25 vjet kemi plotë deputet që janë ulur në Parlament dhe nuk ju dihet emri dhe nuk është dëgjuar zëri.
Njoftimi që bëmë dy muaj më parë se Eduarti kishte marrë Ftesën për të arrë pjesë në Betimin e Presidentit Trump, në fillim nga Establishmenti mund të jetë marrë si shaka ashtu siç janë marrë shumë aksione të tjera, por edhe ketë herë si gjithë herët e tjera dëshmuan se ne vlejmë e vlejmë shumë më shumë se sa vizionet që kanë ata për realitetin që na rrethon.
Ftesa e Eduart Ndocaj duhet të jetë një mesazh i qartë për krejt PS dhe në veçanti për Ramën. Ndocaj na përshëndet nga Washingtoni të gjithëve dhe na bënë të reflektojmë në gjërat që na rrethojnë dhe mund të na duken të parëndësishme, por rëndësia e tyre qëndron pikërisht në detajet e vogla që formën bashkësinë e një rëndësie të madhe.

Nga Alban Daci

Leave a Reply