Ndocaj: ka politikane qe mendojne se mund te me kapin ne befasi, ju them se gabojne rende. 

Home » Aktualitet » Ndocaj: ka politikane qe mendojne se mund te me kapin ne befasi, ju them se gabojne rende. 

By edi on January 7, 2017. No Comments

 

ndocaj-1-768x485Ndocaj ne intervisten e tij te fundit te dhene, i pyetur nese PS nuk do e kandidonte, ai eshte pergjigjur, se nuk shikon asnje arsye per te mos u rikonfirmuar nga PS.

Me poshte ju sjellim pergjigjen e plote te z. Ndocaj:

 

“…Ta them me sinqeritet nuk shikoj asnjë arsye që PS nuk do të më kandidoj. Kam dëshmuar se nuk shitem e blihem dhe po ashtu nuk e kam devijuar mandatin tim as në dimensionin parlamentar. Mendoj, se PS kërkon të maksimalizojë fitoren e saj jo vetëm në Lezhë, por në gjithë Shqipërinë, dhe njerëz si unë janë të dobishëm për fitoren e PS. Unë, kam bërë kritika, por nuk kam dal kundër PS dhe nuk e kam shkel asnjëherë Statutin, nuk kam krijova parti të re edhe pse kish mundësi. Kritikat e mia kanë qenë konstruktive dhe i kanë shërbyer PS dhe mirëqenies së qytetarëve, nuk bëra as lëvizje të fshehtë si Kokëdhima për të rrëmbyer Partinë. Jam njeri me pozitivitet në shoqëri, figurë e pakonsmuar, pa rekorde kriminale dhe pa eksperienca të dhimbshme administrative në Shtet. Unë, mendoj se janë të gjitha mundësitë të rikonfirmohem nga PS dhe nuk kam arsye të mos e besoj. Nëse do të ndodhte e kundërta, që nuk do ja sugjeroja PS dhe as vetë nuk do ta sugjeroja, sigurisht mjedisi politik ofron shumë alternativa. Ndoshta, në partitë politike shqiptare ka politikanë që mendojnë se Ndocaj mund ta eliminojnë kollaj politikisht, sepse nuk ka eksperiencë. Unë, ju them se gabojnë rëndë, se Ndocaj e ka bërë stazhin e tij dhe sapo e ka nisur karrierën politike dhe nuk do të gjendet në surprizë. Megjithatë, e theksojë dhe dua ta rikthesoj, se unë jam deputet i PS, ndjehem i tillë dhe nuk kam nevojë për alternativa të tjera…”

Leave a Reply