Ndocaj: me rastin e skandalit te Stop, te largohet Altin Jaku, te dekriminalizohet Lezha e te pastrohet Prokuroria e Lezhes

Beteja ime me drejtesine dhe rasti i Altin Jaku

Ndoqa me neveri emisioni “Stop” ku nje qytetar denonconte ish drejtorin e Tirana Bank, Altin Jaku se i ka zhdukur nga llogaria bankare 150 milion leke te vjetra.
Pashe e degjova me ze dhe me figure punonjesin e bankes qe fliste se Altin Jaku u ka marr njerezve te ndryshe 5 mije eurosha, se i ka marr leket edhe nje kusheriri te tij.
Degjova tek sa punonjesi i bankes thoshte se habiteshim se si Altin Jaku shetiste cdo fund jave neper qytete te Europes, kur ai kishte vetem 1 milion e gjysme leke te vjetra rroge ne muaj.
Ky fare Altini ishte ai qe pati guximin te me ofendonte e deri te me kercenonte, sepse une po denoncoja sharkimin e nje punonjesi te ndershem per te punesuar nusen e tij. Nuk thash asgje me shume ne ate kohe per nusen e tij, sepse kurre nuk jam marr me gra.
Ndersa mbreme sipas misionit “Stop” disa mijera euro qe Altini i paska vjedhur qytetarit i paska kaluar ne llogarine e nuses se tij.
Ne ate koha pata guximin te denoncoj kapjen e PS ne Lezhe nga persona qe nuk meritojne te kene liri dhe jo te bejne politike.
Per kete guxim timin u kercenova me jete. Kjo eshte beteja ime per drejtesine dhe s’ka gje qe me ndalon.
Pashe po ne emisionin “Stop” se si qytetari i ndershem tallet neper institucionin e Prokurorise se Lezhes.
Qytetari i thjeshte nuk duhet te merakoset, sepse une kam denoncuar Prokurorine e Lezhes ne Prokurorine e Pergjithshme, sepse ka pushuar denoncimet e mia pa asnje motivim e baze ligjore.
Kete pretendim ne ate kohe ja nisa me shkrese Prokurorit te Pergjishem dhe Ministrise se Drejtesise.
Si ka mundesi qe kercenohet me jete nje deputete dhe Prokuroria e Qarkut Lezhe nuk me ka thirre me asnjehere, pervec dites qe kam depozituar denoncimin?
Kjo eshte ajo kapja e drejtesise qe shume here degjojme te flitet. Qyetarit qe i jane vjedhur leket te kete durim, sepse Reforma ne Drejtesi do te jap efektet e saja.
Une, ne cilesine deputetit te Republikes se Shqiperise dhe te qytetarit te Lezhes kerkoj qe hetimet kundrejt ish drejtorit te Tirana Bank te shkojne deri ne fund dhe pushteti te qendroje larg.
Po ashtu kerkoj qe ne Prokurorine e Lezhes te behet nje pastrim thelbesor, te largohen te gjithe prokuroret qe jane aty.
Kete e kerkoj ne cilesine e deputetit dhe po ashtu ky pastrim sherben edhe per te pastruar politiken nga njerez qe nuk meritojne te jene te lire dhe jo te bejne politike.
Pastrimi i Prokurorise se Lezhes eshte hapi i pare per zgjedhje te lira ne kete Qark.
Kam luftuar per Drejtesine dhe do e bej gjithmone.

Eduart Ndocaj, deputet