Nga Eduart Ndocaj:Sfidat më kanë pëlqyer gjithmonë dhe pa ta s’do isha ky që jam

Home » Aktualitet » Nga Eduart Ndocaj:Sfidat më kanë pëlqyer gjithmonë dhe pa ta s’do isha ky që jam

By edi on January 21, 2017. No Comments


Aktualisht po pi një kafe në një bar në një rrugë ne Bronx. Është herë e dytë që vij në SHBA dhe po kërkoj sekretin e madhështisë të këtij vendi që është shumë para realitetit që dimë për pjesët e tjera të Botës. Po kërkoj të gjejë suksesin e këtij vendi madhështorë dhe të mrekullueshëm. Ka shumë arsye që ky vend kaq madhështor, por mendoj se një ndër arsyet kryesore janë sfidat. Ky vend bashkë me qytetarët e saj që në fillimet e veta është përballur me sfida dhe i ka kaluar me sukses. Nëse kolonët do të kishin pranuar nënshtrimin e Francës, Britanisë së Madhe, Portugalisë dhe Spanjës, sot nuk do të ishin një Komb i madh dhe një shtet i jashtëzakonshëm, por do të ishin thjeshtë disa provinca të këtyre vendeve europiane. Pra, në momentin kur askush nuk e priste ata i sfiduan vendet e tyre të origjinës, i korrigjuan, nxorën mësime e morën eksperiencat më të mira për të bërë shtetin me demokratik dhe me të fuqishëm në Botë.
Vendi u përball me skllavërinë, një sfidë shumë e rëndësishme dhe e veshtirë, sepse ishte kthyer një ADN e mënyrës të funksionimit të shoqërisë sidomos në Jug. Megjithatë, amerikanët e pranuan sfidën dhe e mundën atë duke kurorëzuar për dy mandate rresht President Obamen.
Amerikanët kishin sfidën e madhe Luftën e Ftohtë, përballjen me Bashkimin Sovjetik, nuk u nënshtruan, luftuan deri në fund dhe fituan. Kështu mundën një ndër ideologjitë më të rrezikshme që kishte prodhuar ndonjëherë bota. Nëse, amerikanët nuk do të kishin qenë të ekspozuar për sfida dhe nuk do të kishin qenë në qendër të vëmendjes, ndoshta akoma sot do të jetonin si fiset tribale të Amazonës. Sfidat e vazhdueshme dhe interesi i vazhdueshëm i tjerëve për SHBA e ka bërë këtë vend të jetë më madhështori dhe më i fuqishmi në Botë.
Do të thoni ju po ç’lidhje kam unë me SHBA? Kam, kam! Të gjithë ata që e dinë pak a shumë jetën time e dinë këtë gjë!
Në vitet ’90 sfidova kufirin me Greqinë, dhunën e Policisë greke.
Në vitin 1997 sfidova detin me një gomone
Pas vitit 2000 sfidova vetën, nuk u mjaftova me punën e mirë si mjeshtër në Ndërtim, por vendosa të nis sipërmarrjen
Në 2010 sfidova me suksesin tim shumë sipërmarrje në Itali dhe u ktheva një markë e njohur në sektorin e ndërtimit.
2013 sfidova paragjykimet, mendimet e të tjerëve dhe i hyra politikës.
Nga 2013 deri para një viti u detyrova të isha në sfidë me të gjithë ata që kishin vendosur të më nënshtronin.
Edhe pse i ri, vendosa të sfidoja Postin e Kreut të Partisë
Para ca muajsh sfidova të gjithë ata se unë nuk do të kisha suksese të rëndësishme në vizitën time të parë në SHBA
Me datë 20 janar sfidova të gjithë ata që mendonin se po bëja shaka me pjesëmarrjen time në betimin e Presidentit Trump.
Ju duhet të pyesni kush është sukses i këtyre sfidave?
Ndoshta, PS, shumë kolegë të mi, kanë menduar se po t’i japin shumë sfida do të lodhet e ka për të dështuar. Sigurisht që e kanë pasur gabim. Mjafton të kishin lexuar pak për jetën time dhe nuk do e kishin bërë një gabim të tillë.
Po kush është gabimi i tyre? Ata duke qenë se nuk kisha shumë eksperiencë në politikë do më kishin nënshtruar e do më kishin izoluar me pak.
Po ja për shembull, PS ndoshta do të kishte punësuar disa nga personat që kanë kontribuar bashkë me mua në fitoren e PS në Lezhë. Ju thoni se nuk lejohet kjo! Pikërisht për këtë dua të them! Së pari, s’ka ngel njeri në radhët e PS që të mos ketë punësuar edhe qentë se farefisin e kanë mbaruar me vaktë. Nëse do ma kishin dhënë mua këtë mundësi do më kishin thënë, ja të punësuam ca njerëz, mbylle gojën e mos kërko më privilegje.
Madje, as mos fol se do te themi në publik se punësuar njerëz pa punë si dhe unë si fajtor i paditur do të strukesha atje në Manatinë time dhe do të heshtja.
Unë dihet se jam biznesmen dhe PS e kishte në dorë të më jepte ndonjë tender të paligjshëm ashtu siç ndodh zakonisht në sistemin tonë. Po ja që për fat nuk e bënë, sepse jo vetëm do të më kishin mbyllur gojën, por do më kishin hequr edhe mandatin duke me akuzuar për konflikt interesi.
PS mund të ma kishte mbyllur gojën nëse do të më ftonte në të gjitha eventet e nëse Rama do të më mbante afër në çdo dalje publike. Por ja që për fat të mirë nuk e bënë, sepse jo vetëm do të më kishin mbyllur gojën, por njerëzit e thjeshtë do të kishin cilësuar “shërbëtori” apo i “nënshtruari” i Kryeministrit.
Pra, nëse PS, “miqtë” e mi politika nuk do të më kishin vënë në sfida, nuk do të isha ky Eduarti që jam sot dhe që për fat të mirë më njohin brenda dhe jashtë. Pra, dashje pa dashje më kanë bërë një nder të madh edhe pse qëllimi i tyre ka qenë për të më neglizhuar e për të më bërë të lodhur.
Në jetë kam arritur ca dhe falë sfidave që më kanë bërë të bëj do të arri edhe më shumë. PS e ka në dorë për të më lënë të mos sfidoj fatet. Nëse ato vendosin të më kenë në listat e tyre, ndoshta mund të më kënaqin me realizimin e një detyre si deputetë, por kjo do të largonte dëshirë për sfidë dhe për rrjedhojë edhe mundësinë për të eksploruar mundësi të reja e kërkesa të reja për vetën dhe qytetarët. Ndoshta vetëm deputet nuk mjafton për të justifikuar të gjitha sfidat që kam bërë. Megjithatë, si do të jetë, sfida me kanë pëlqyer e do të vazhdojnë të më pëlqejnë gjithmonë.

Nga Eduart Ndocaj

Leave a Reply