Nga sot LSI nuk eshte si me pare…por nuk mbaron me kaq


Sot, me shkarkimin e Manjanit ka ndryshuar shume gjera.
Se pari, nga sot marrin fund blofet e Metes kunder Rames e PS.
Se dyti, shqiptaret marrin veshte se Shqiperia ka vetem nje Kryeminister e ky eshte Rama. Pra, bie dualizmi i bashkeqeverisjes se Metes me Ramen.
Se treti, LSI deklarohet forca e trete politike me perspektive me u bo e katerta. Pra, bie megalomania artificiale e LSI kundrejt PS.
Se katerti, nga sot askush nuk do te kete guxim te kundershtoje me Ramen as nga radhet e LSI.
Se pesti, rikonforimohet ajo qe kam thene se Meta nuk eshte fare i Preferuari i Perendimi.
Ai me shume veshtiresi, shume para e lobime u mundua te krijonte imazhin e rreme te liderit shqiptar te preferuar nga Perendimi.
Se gjashti, kjo pune nuk mbaron me kaq. Rama do te vazhdoje hakmarrjen kundrejt LSI dhe koalicioni ka rene, por vazhdon per shkak te kenaqesi se madhe qe mori Rama nga nenshtrimi i Metes.
Manjanin e ka zevendesuar Petrit Vasili, i cili eshte pjese e sulmeve te renda e antikushtetuese kunder institucioneve te shtetit dhe Qeverise.
Te mos harrojme se ishte Vasili ai qe mblodhi ne menyre urgjente Grupin e tij Parlamentare duke u thene se ruani makinat se policia do ju fuse droge.
Pra, Vasili ka goditur akoma me rende Policine e Shtetit, sigurine dhe rendin kushtetuese. Kjo me ben te mendoj se kjo loje nuk ka mbaruar me kaq. Rama do te vazhdoje hakmarrjen e tij kundrejt LSI.
Se shtati, tani eshte ne doren e Bashes tu qendroje deklaratave te tij se nuk ben koalicion me Meten. Nese ju qendron, LSI shkon drejt shperberjes.

Nga Alban Daci