NIntervistë/Ndocaj: jam deputet i PS dhe do të bashkëpunojë me strukturat për fitoren e 2017

Home » Aktualitet » NIntervistë/Ndocaj: jam deputet i PS dhe do të bashkëpunojë me strukturat për fitoren e 2017

By edi on January 6, 2017. No Comments

Deputetet, Gramoz Ruci, Eduart Ndocaj dhe Kico Londo, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nLawmakers, Gramoz Ruci, Eduart Ndocaj and Kico Londo, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Deputetet, Gramoz Ruci, Eduart Ndocaj dhe Kico Londo, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nLawmakers, Gramoz Ruci, Eduart Ndocaj and Kico Londo, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Intervistoi: Alban Daci, Gazeta Arbëria

Në intervistën e tij që po e sjellim të plotë, ndër të tjera ai nënvizon:

 “Unë, kam dëshirë që PS ta vlerësoj si duhet kandidaturën time për Qarkun Lezhë dhe jam i gatshëm të jam kontributin tim në një fitore të sigurt të PS në këtë Qark. Nuk jam përzier ne emërime politike, nuk jam përzier në çështjet partiake, sepse kam respektuar Statutin e PS dhe aty thuhet qartë që deputeti nuk mund të jetë drejtues lokal i PS edhe pse reputacioni dhe imazhi i tij janë një garanci për fitore. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me strukturat e PS dhe jo vetëm për të punuar së bashku drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 2017”.

 

Ndocaj sapo mbyllëm vitin 2016. Votimi i fundit që kaloi me sukses në Parlament ishte ligji i amnistisë për 670 të burgosur. Të gjitha mediat kanë bërë me dije se ky ligj ka kaluar falë votës tuaj, të Tom Doshit, Prenga dhe Ferracaku. Pse vendosët të votoni?

Amnistia ishte një ndër iniciativat më të mira të ndërmarra nga Qeveria. Ne kemi një mbipopullim të burgjeve edhe për krime që kanë rilevancë të vogël juridike dhe impakt të papërfillshëm në fenomenet sociale. Menduam që kjo kategori e parashikuar në ligjin e amnistisë t’i festonin festat e fundvitit pranë familjeve të tyre dhe shpresoj të reflektojnë për t’u mos u kthyer kurrë më në burg.

 

Ndocaj, ne sapo kemi nisur vitin 2017 që është edhe viti elektoral. Disa parti kanë filluar të hartojnë listat e mundshme për deputetë. Ata që duan të dalin në listat e deputetëve për zgjedhjet e 2017 kohët e fundit po flenë më shumë në Tiranë pranë selive diplomatike se në shtëpitë e tyre. A po e ndiqni procesin dhe a jeni të shqetësuar për kandidimin tuaj?

Haha! Është më së e vërtetë, shumë kolegë të mitë po i kalojnë orët tek bar “Solomoni” në ish zonën e Bllokut e ndërsa për natën nuk kam informacione se ku, por jam i sigurt se besoj në hotelet afër selive të partive politike. Kjo periudhë në të kaluarën është njohur si periudha e pazareve politike, por shpresoj që këtë vit të mos jetë kështu, por të jetë viti i zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të duhura që do i japin një dimension të ri jetës  parlamentare në vend. Unë, nuk e mbyll të plotë mandatin tim si deputetë. Mendoj, se kam akoma shumë për të dhënë në politikë e për këtë arsye do të jem kandidat për zgjedhjet e 2017. Aktualisht, jam Anëtar i Grupit Parlamentar të PS, anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, nuk e shita e nuk e tradhtova mandatin e dalë me votat e PS edhe pse kam qenë pjesë kontribuuese. Unë, mendoj se jam një aktor i fortë në zgjedhjet e 2017 e sidomos në Qarkun Lezhë. Kam një mbështetje të madhe dhe njihem si person pozitiv që nuk kam abuzuar mbi qytetarët e thjeshtë. Unë, kam dëshirë që PS ta vlerësoj si duhet kandidaturën time për Qarkun Lezhë dhe jam i gatshëm të jam kontributin tim në një fitore të sigurt të PS në këtë Qark. Nuk jam përzier ne emërime politike, nuk jam përzier në çështjet partiake, sepse kam respektuar Statutin e PS dhe aty thuhet qartë që deputeti nuk mund të jetë drejtues lokal i PS edhe pse reputacioni dhe imazhi i tij janë një garanci për fitore. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me strukturat e PS dhe jo vetëm për të punuar së bashku drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 2017.

 

Ndocaj, deri më sot, PS nuk ka asnjë listë me emra të mundshëm duke përjashtuar koordinatorët e Qarqeve që mendoj se automatikisht do të jenë kryesuesit e listave. Nëse PS nuk do ju kandidoj, çfarë zgjidhjesh keni?

Ta them me sinqeritet nuk shikoj asnjë arsye që PS nuk do të më kandidoj. Kam dëshmuar se nuk shitem e blihem dhe po ashtu nuk e kam devijuar mandatin tim as në dimensionin parlamentar. Mendoj, se PS kërkon të maksimalizojë fitoren e saj jo vetëm në Lezhë, por në gjithë Shqipërinë, dhe njerëz si unë janë të dobishëm për fitoren e PS. Unë, kam bërë kritika, por nuk kam dal kundër PS dhe nuk e kam shkel asnjëherë Statutin, nuk kam krijova parti të re edhe pse kish mundësi. Kritikat e mia kanë qenë konstruktive dhe i kanë shërbyer PS dhe mirëqenies së qytetarëve, nuk bëra as lëvizje të fshehtë si Kokëdhima për të rrëmbyer Partinë. Jam njeri me pozitivitet në shoqëri, figurë e pakonsmuar, pa rekorde kriminale dhe pa eksperienca të dhimbshme administrative në Shtet. Unë, mendoj se janë të gjitha mundësitë të rikonfirmohem nga PS dhe nuk kam arsye të mos e besoj. Nëse do të ndodhte e kundërta, që nuk do ja sugjeroja PS dhe as vetë nuk do ta sugjeroja, sigurisht mjedisi politik ofron shumë alternativa. Ndoshta, në partitë politike shqiptare ka politikanë që mendojnë se Ndocaj mund ta eliminojnë kollaj politikisht, sepse nuk ka eksperiencë. Unë, ju them se gabojnë rëndë, se Ndocaj e ka bërë stazhin e tij dhe sapo e ka nisur karrierën politike dhe nuk do të gjendet në surprizë. Megjithatë, e theksojë dhe dua ta rikthesoj, se unë jam deputet i PS, ndjehem i tillë dhe nuk kam nevojë për alternativa të tjera.

 

Ndocaj meqë po flasim për lista deputetësh a duhet të ketë kritere për deputetët? Kush duhet të jenë këto kritere?

Unë, mendoj për sa u përket kritere ligjore janë të gjitha të shkruara në kushtetutë dhe në paketën e re të reformës së drejtësisë. Pra, mendoj se kusht themelor është e duhet të jetë biografia e pastër ligjore e çdo personi që kërkon të kandidoj apo të zgjidhet deputet. Megjithatë, unë mendoj se ka ardhur momenti të cilësohen edhe kritere morale dhe politike. Duhet të futen në lista persona që kanë lidhje fizike dhe sociale me zonën që duan të përfaqësojnë. Ky mendoj duhet të jetë një kriter i rëndësishëm i pa shkruar, por që duhet të respektohet.

 

Ndocaj, duke ju uruar suksese në jetën politike, ju falënderojmë për intervistën!

Faleminderit edhe ju!

 

 

Leave a Reply