Perkushtimi yne duhet te jete edhe me i madh kundrejt SHBA

Home » Aktualitet » Perkushtimi yne duhet te jete edhe me i madh kundrejt SHBA

By edi on January 18, 2017. No Comments

fb_img_1483367952704
Politika shqiptare me duket se akoma nuk e ka kuptuar esencialitetin e SHBA.
SHBA nuk duan politikane te korruptuar, me biografi te dyshimte kriminale apo per akuza te tjera te rende qe cenojne jo vetem parimisht por edhe juridikisht te Drejtat e Njeriut.
Ne kete drejtim disa politikane shqiptare nese kane probleme te kesaj natyre nuk i shpeton blerja e nje ftese per te marre pjese ne inaugurimin e Dites te Betimit te Presidentit Trump.
Keto lloj politikanesh shqiptare qe jane mekatar per mekate qe SHBA i quajne te patolerueshme nuk i shpeton as lobimi me mijera dollare per tu prezantuar se s’ben si miq te SHBA.
Rrethi disa politikaneve shqiptare po ju ngushtohet shume po aq shume sa as zgjedhjet s’mund t’i blejne me e as Drejtesise nuk mund t’i shpetojne me.
Ato pak politikane shqiptare qe nuk jane mekatare te pafalshem duhet te bejne nje zgjedhje dhe shpejt mandje. Ata duhet te zgjedhin mes Soros dhe Trump. Kjo zgjedhje nuk duhet te jete euforike, por duhet te mbeshtetet ne parimet institucionale.
Bashkepunimet me te rendesishme mes shteteve behen mes me liderve qe jane garante te Kushtetus dhe pergjegjes te drejteperdrejte te politikave shteterore dhe jo vetem.
Pra, politikanet qe perfaqesojne Kushtetuteten dhe mbajne pergjegjesi per per politikat shteterore ne Shqiperi jane Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe nivel ambasadoresh apo Ministrash.
Keta duhet te zgjedhin bashkepunimin strategjik vetem me Presidentin e Ri te SHBA dhe te institucioneve qe rrjedhin prej tij.
Eshte e tuprshme e deri diku tradheti kombetare qe disa kryetar bashkie apo disa seksere te institucioneve tona vazhdojne t’i sherbejne Sorosit deri ne masen duke sulmuar imazhin e Presidentit Trump.
Madje, kjo gje e rende ka ndodhur edhe me disa media qe jane te sponsorizuara nga Soros.
Si ka mundesi keta njerez kaq naive e tradhtare te interesave kombetare nuk kuptojne akoma ekuilibrat e rendesishme te pushtetit qe kane ndryshuar ne SHBA me ardhjen e Presidentit Trump.
Kaq naive jane sa mes madheshtise se Shtepise se Bardhe e Sorosit, kerkojne te zgjedhin pikerisht kete te fundit.
Soros eshte nje ceshtje e brendshme e SHBA dhe nese ka gjera qe duhet te rregullohen, keta servilet soriane shqiptare duhet te jene te bindur se me administraten e re Trump do te kene zgjidhje efikase fillimisht ne interes te SHBA e pastaj edhe te aleateve te saj.
Duhet te jemi te lumtur e krenare per keto marredhenie strategjike qe kemi ndertuar me SHBA dhe duhet te angazhohemi maskimalisht per permisimin e vazhdueshem te tyre.
Shqiperia duhet te pranoje pa asnje lloj kushti qe te kete angazhim maksimal ushtarak ne kuader te NATO, po jo vetem.
Shqiperia duhet te mbeshtes cdo inciative ushtarake te SHBA ne Bote dhe te mos ndjek emocionet me ndikime historike apo fetare Rajonale.
Po ashtu Shqiperia duhet te filloje te bej sakrifica e te rris kapacitetet e saj ushtatake duke permbushur standardet e NATO-s.
Duhet te rritet buxheti i FA dhe po ashtu duhet te eliminohen forma e shemtuara te korrupsionit te trasheguara nder vite. Besoj e mbani mend qe Nano akuzoje ministrin e tij te mbrojtjes qe kishte vjedhur orizin e ushtareve.
Duhet te rritet dhe te forcohet tek FA meritokracia dhe politika duhet te qendroje larg proceseve nepotike qe demtojne standardet e FA.
Shqiperia duhet te vazhdoje rrugen e nisur nga ministrja Kodheli ne trasformimin dhe modernizimin e plote te FA.
Pas betimit te Presidentit Trump fillon nje ere e re ne SHBA dhe ne bote, Shqiperia duhet te behet pjese e saj duke u pershatur me proceset e duke pranuar ndryshimet qe jane ne koherence me proceset.

Nga Alban Daci

Leave a Reply